Biznes

ITC vendos, Apple humb një betejë kundrejt Motorla Mobility

Jan 14 2012
0 Shpërndarje
ITC vendos, Apple humb një betejë kundrejt Motorla Mobility

Apple ka vendosur një ankesë pranë ITC në tetor të vitit 2010, duke theksuar që Motorla Mobility ka shkelur tre prej patentave të Apple kur ka prodhuar celularë të mençur. Dy prej patentave kanë të bëjnë me atë sesi pajisjet pranojnë të hyra manual kur përdoruesi shkruan apo shkruan me dorë, ndërsa e treta ndërlidhet me mënyrat sesi pëdoruesit shtojnë aplikacione pa kaluar përmes instancave siç është ristartimi i celularit.

Ankesa, si shumë beteja tjera patentash që foksuohen në celularë të mençur, është pjesë e një beteje më të madhe mes Apple dhe Android të Google INC, që është sistem operativ i përdorur nga Motorola. ITC është një adresë e njohur për debate patentash për shkak se mund të bllokojë importimin e teknologjive që shkelin patenta. 

Google në anën tjetër ka arritur marrëveshje për të  blerë Motorla Mobility dhe po kërkon aprovimin e antitrustit për të mbyllur shitjen. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>