Lajmet

ITU i dorëzon AKEP dokumentin e referencës për sistemin e monitorimit të spektrit të frekuencave

Mar 15 2014
0 Shpërndarje
ITU i dorëzon AKEP dokumentin e referencës për sistemin e monitorimit të spektrit të frekuencave

akep-logo-01Më datë 7 mars 2014 në Gjenevë, në selinë e ITU-së u zhvillua ceremonia e dorëzimit të dokumentit “Termat e Referencës për Ngritjen e një Sistemi Kombëtar Monitorimi të Spektrit të Frekuencave për Shqipërinë”.

Dokumenti i hartuar me konsulencën e ekspertëve të ITU-së, iu dorëzua kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP, Piro Xhixho, nga Brahima Sanou, Drejtor i Telecommunication Development Bureau (BDT) – ITU, në prezencë të Ambasadores së Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në OKB – Zyra Gjenevë, zonja Filloreta Kodra.

Dokumenti përmban termat teknike të Qendrës Kombëtare, si dhe propozimet paraprake për vendvendosjen e stacioneve lokale të monitorimit të spektrit . Gjithashtu dokumenti përfshin dhe tipet e aparaturave për çdo stacion dhe specifikimet teknike që duhet të plotësojnë ato.

Dokumenti, mbi bazën e të cilët do të realizohet projekti për ngritjen e Sistemit Kombëtar të Monitorimit, vjen në vijim të bashkëpunimit të ngushtë dhe të frytshëm të arritur midis AKEP dhe ITU për projekte ku ekspertiza dhe mbështetja e ITU ka bërë të mundur përmbushjen me sukses të tyre.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të dokumentit, nga ana e përfaqësuesit të lartë ITU-së u rikonfirmua dëshira dhe vullneti për vijimin e mbështetjes së Shqipërisë nëpërmjet AKEP-it edhe në projekte të tjera në të ardhmen. Nga ana e përfaqësueses së Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në OKB – zyra Gjenevë dhe Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP u shprehen falenderimet e rastit dhe mirënjohja për mbështetjen e dhënë nga ITU për Shqipërinë, si dhe u kërkua që kjo mbështetje dhe bashkëpunim të vijojë edhe për projekte të tjera të rëndësishme për të sotmen dhe perspektivën e zhvillimit sektorial. (PCWorld Albanian)

Tags >

akep
Lajmet e fundit>