Analiza

ITU: Në botë ka 3 miliard përdorues të internetit, shumica prej tyre në vendet e pasura

Nov 27 2014
0 Shpërndarje
ITU: Në botë ka 3 miliard përdorues të internetit, shumica prej tyre në vendet e pasura

165144603Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) ka kryer një studim mbi përdoruesit e internetit në mbarë botën. Sipas këtij studimi rezulton se 3 miliard njerëz janë të lidhur me internetin, një rritje kjo me 6.6% që nga viti i kaluar. Lajmi i mirë është se një masë e tillë aksesimi e internetit mund të ketë një impakt të madh tek femrat, të rinjtë dhe ata persona me aftësi të kufizuara. Lajmi i keq është se interneti nuk përdoret nga ata që vërtet kanë nevojë për të. Nga 4.3 miliard njerëz që akoma nuk kanë akses në internet, 90% e tyre jetojnë në vende të zhvilluara. Kjo do të thotë që numri i përdoruesve në vendet e largëta apo të varfra është relativisht jo shumë i madh.

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit deklaroi se vendet që kanë ambicie për tu futur në tregun e teknologjisë ose që aktualisht janë të zhvilluar në këtë këndvështrim, regjistrojnë rritjen më të shpejtë të numrit të përdoruesve të internetit. Gjithashtu u deklarua se njerëzit që banojnë në zonat rurale ishin më pak të predispozuarit për të pasur akses në internet, sidomos ata në vendet e varfra. Kjo vjen si pasojë e pamundësisë për të paguar për internet dhe mungesës së infrastrukturës. Për të reduktuar këtë problem, ITU prezantoi një plan që konsiston në rritjen e numrit të përdoruesve të këtyre zonave me 1.5 miliard në 5 vitet e ardhshme duke ofruar më shumë pika shpërndarje të wirelesit. ITU shpreson se duke zbatuar këtë plan do të mundë gjithashtu të ulë kostot duke ju ofruar internet të varfërve. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>