Lajmet

ITU: Shqipëria e fundit në Europë

Feb 20 2013
0 Shpërndarje
ITU: Shqipëria e fundit në Europë

development of information technologiesKryeministri shqiptar pretendon se “Shqipëria dixhitale” është realitet, madje objektivi i radhës është që vendi të bëhet superfuqi rajonale e IT. Por, sipas analizave krahasuese realiteti është larg perceptimit të Kryeministrit.

Madje, Shqipëria ngelet vendi i fundit në Europë për sa i takon zhvillimit të teknologjive të informacionit. Studimi më serioz krahasues që kryhet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve, ITU, e vendos sërish Shqipërinë të fundit në kontinent dhe në vend të 80 në botë.

ITU llogarit çdo vit Indeksin e Zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, mbështetur mbi 11 indikatorë që lidhen me aksesin, nivelin e përdorimit dhe aftësitë e popullatës për të përdorur teknologjitë e informacionit. Të gjithë indikatorët përmblidhen në një koeficient të vetëm të quajtur IDI dhe sa më i lartë të jetë indeksi, aq më i lartë është zhvillimi i teknologjive.

Për vitin e kaluar, Shqipëria rezultoi me një koeficient 3.78, nga 3.48 që ishte një vit më parë, çka tregon një përmirësim, por që nuk ka mjaftuar për ta ngritur në renditjen europiane dhe globale. Indeksi IDI nuk përllogaritet për Kosovën, sepse ky vend nuk është anëtar i ITU, ndaj të dhënat krahasuese mungojnë. Për të dhënë një ide të diferencave, vendi i parë në Botë është Koreja e Jugut, ku Indeksi i Zhvillimit të Teknologjive ishte 8.56.

ITPozicionimi më i mirë i Shqipërisë në këtë renditje është në indeksin e aftësisë së popullatës për të përdorur teknologjitë e informacionit.

Në këtë nën-indeks, Shqipëria renditet në vendin e 60 në Botë dhe lë pas edhe vende të tjera europiane, si Maqedonia apo Turqia. Kjo tregon se shqiptarët i njohin janë të aftë t’i përdorin teknologjitë në një masë të kënaqshme.

Por ajo çka i përkeqëson pozitat e Shqipërisë në Indeksin Agregat të Zhvillimit është aksesi i dobët në shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ku renditet në vendin e 94 në botë. Nga kjo mund të kuptohet se qytetarët kanë prirjen t’i përdorin teknologjitë, por aksesi në këto teknologji nuk është ende i mjaftueshëm.

Problemi adresohet te nevoja për të rritur investimet në infrastrukturën e e shërbimeve dixhitale dhe, por edhe për t’i bërë ato më të përballueshme nga qytetarët. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>