Ja se si

iTunes 8 në Vista: Më jepni një B, S dhe një OD.

Jan 23 2009
0 Shpërndarje
iTunes 8 në Vista: Më jepni një B, S dhe një OD.

altGjithë teknologjitë tashmë të njohura të Apple, kanë arritur standardin më të lartë, por risitë e iTunes 8 nuk janë pritur mirë nga sistemi operues i vjetër, deri tek ai i më i riu i Microsoft. Nëse lidhni një iPhone apo iPod me një kompjuter Vista, do të përplaseni me ekranin Blu të “Vdekjes” ose do të rifillojnë punën në mënyrë spontane.
Apple thotë se kjo gjë vjen si pasojë e shumë shkaqeve dhe kompania akoma s’na ka premtuar një zgjidhje. Nëse vuani akoma me këto çiftime që kanë probleme, atëherë Apple u sugjeron ca opsione në të cilat përfshihen: ri instalimi i iTunes, rinovimi i drajverit të vjetër, si dhe kontrolli i adresave për konfliktet ndërmjet mjeteve të tipit USB. Për informacione më të detajuara rreth modeleve me të cilat iPod ka shqetësime (të gjithë iPhones kanë probleme) shkoni në find.pcworld.com/61752.

Media me sens të keq interpretues

Për mos ta lënë me kaq, Microsoft nxori katër mjete të tjera mbrojtëse, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e tij.
Njëra arnë mbulon pesë vrima, në mënyrë që Windows të shfaqë jo vetëm Metafile të përmirësuara (.emf), por dhe dokumente me imazhe të përmirësuara (.wmf). Sigurohuni që e keni fiksuar mirë arnën, pasi mund të sulmohet shumë thjesht e nëpërmjet një goditjeje gjatë kohës kur jeni duke parë një foto të helmuar në internet. Çdo version i Windows nga Service Pack 4 2000, deri tek Vista SPI 64-bit ka nevojë për mbulimin apo arnimin, për të cilin u fol pak më lart.
Arnimi i dytë bëhet në një pike të audios së Windows Media Player 11. Do të bini viktimë nëse futeni në një faqe që mirëpret dokumente audio të helmuar. Ata të cilët kanë nevojë për këtë mbulim janë Windows XP SP2, SP3 dhe Vista 64 SP1.
Objekti fokusues për zbatimin e arnimit 3 është Windows Media Encoder 9, i cili i shndërron dokumente të ndryshme në ato të tipit Windows Media. Nëse shkarkoni softuer nga Microsoft dhe keni aktivizuar kontrollin e tij ActiveX, kompjuteri mund të komprometohet nga momenti në moment, po të jeni duke naviguar në një faqe të infektuar.
Kontrolloni listën e “Add or Remove Programs” për të parë nëse keni instaluar apo jo softuer.
Më në fund, arnimi i tipit 4 mbulon një pikë në One Note të Office 2007. Klikimi në një faqe të pasigurt do të shkrehte këmbëzën e pistoletës, për të filluar një breshëri sulmesh. Në rast se për ndonjë arsye s’mund të përdorni Automatic Updates, merrini këto arna nga find.pcworld.com/61748.

Rregullime për Firefox

Nga muaji i kaluar prodhuesi i Moxilla nxori jo një po dy versione të Firefox, për të mbyllur dy pika të dobëta (me versionin 3.0.2) dhe për të rregulluar një bag të menaxhimit të fjalëkalimeve. Grupi i parë i gabimeve kritike i lejon hakerave të hyjnë e të përplasen me eksploruesin për të korruptuar memorien e tij. Ndërsa grupi i dytë lejon dokumentacion mashtrues, JavaScript për përdoruesit e thjeshtë të PC. Fatmirësisht, në sajë të versioneve të reja që kanë dalë, asnjë nga grupet më lart nuk kanë qenë objekt sulmi. Password-manager bug nuk i lejon disa njerëz që kanë përmirësuar 3.0.2, që të ruajnë fjalëkalimet e reja të faqeve të Web dhe as të kenë akses në ato faqe, fjalëkalimet e të cilave i kanë ruajtur më parë. Kështu që Mozilla ka nxjerrë versionin 3.03, për të ruajtur fjalëkalimet që thamë më lart.

 

Lajmet e fundit>