Biznes

iTunes arrin 25 miliardë këngë të shitura

Feb 12 2013
0 Shpërndarje
iTunes arrin 25 miliardë këngë të shitura

iTunesPara pak ditësh, Apple ka bërë të ditur se ka shitur këngën e saj të 25 miliardtë tek Phillip Lupke në Gjermani, i cili përfitoi edhe një kartë dhuratë iTunes me vlerë 10.000 €.

Edhe pse shitjet e iPod po ulen, pajisja shiti të paktën 32 milionë kopje në vitin 2012, për ta plotësuar më pas listën e pajisjeve që aksesojnë më tepër iTunes, pikërisht iPhonen-n i cili shiti 135 milionë njësi.

iTunes ka mbi 26 milionë këngë dhe 775.000 aplikacione. Mesa duket, ekosistemi i Apple është mjaft i ‘shëndetshëm’ duke qenë se deri tani janë shkarkuar mbi 40 miliardë aplikacione dhe gjysma e tyre vetëm gjatë vitit 2012.

Nga ana tjetër, sistemi operativ iOS rezulton se ka trafik më të lartë dhe mundësi më të mira përfitimi financiar krahasuar me Android përsa i përket aplikacioneve.

Ky është një fakt që tërheq shumë zhvillues. Nivelet e eCPM (effective cost per mille – kostoja efektive për mijë) vazhdon të jetë në shifra më të larta se Android.

Android iOSPër më tepër, sipas të dhënave nga MoPub, platformë e shërbimit të reklamave për aplikacionet mobile, iOS kishte një rritje më të madhe (66%) krahasuar me Android (54%).

Pajisjet që kanë kosto më të lartë efektive për milje (eCPM) janë iPad dhe iPad Mini.

Më pas renditen iPhone, tabletët Android dhe vetë sistemi Android në përgjithësi për smartfonë. (PCWorld Albanian)

Tags >

iTunes
Lajmet e fundit>