Lajmet

iTunes feston 10-vjetorin e lançimit

Apr 29 2013
0 Shpërndarje
iTunes feston 10-vjetorin e lançimit

itunesApple festoi 10 vjetorin e hapjes së dyqanit on line iTunes përmes të cilit ka shitur këtë dekadë aplikacione pafund.

Fillimisht ishte thjesht një shërbim i përqendruar në shitjen e këngëve për pajisjet iPod, ndërsa në ditët e sotme është shndërruar në gjigandin miliona dollarësh që ne njohim.

iTunes shet 35 milion këngë në 119 vende, filma në 109 shtete dhe plot 850,000 aplikacione iOS në 155 vende.

Pas lançimit të iTunes në vitin 2003 Apple shtoi materialet multimediale si programet e radios dhe videot muzikore në vitin 2005, filmat në vitin 2006 dhe App Store në vitin 2008 së bashku me iTune U.

Është e vërtetë që iTunes nuk është vendi më i preferuar apo me çmimet më ekonomike për blerjen e mediave të ndryshme, por është një komponent shumë i rëndësishëm dhe i integruar thellë në ekosistemin e Apple. (PCWorld Albanian)

Tags >

iTunes
Lajmet e fundit>