Lajmet

iTunes U arrin 1 miliardë shkarkime

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
iTunes U arrin 1 miliardë shkarkime

Popullariteti i katalogut të edukimit online nga Apple, iTunes U, është trefishuar në rreth tre vitet e fundit dhe numri i shkarkimeve është një tregues i qartë për këtë.

Apple deklaroi ditën e enjte se ishin shkarkuar mbi 1 miliardë artikuj nga katalogu, një rritje nga 300 000 që ishte kjo shifër në gusht 2010.

Shërbimi është lançuar në mes të vitit 2007 dhe prej vitit të kaluar ka një aplikacion të dedikuar.

iTunes U u mundëson mësuesve të ngarkojnë dhe të shpërndajnë materialet mësimore – në format videoje, audio dhe skedarë PDF, në mënyrë private vetëm për studentet e tyre, apo për gjithë publikun, pa pagesë.

Ata mund të krijojnë kurse qoftë përmes kompjuterit të tyre desktop, qoftë përmes iPad-it të tyre.

Përsa i përket podcast-ve, përdoruesit mund të shkarkojnë materiale dhe të abonohen në kurse në mënyrë që të marrin përditësimet e fundit. Sipas Apple, ka rreth 1200 universitete – përfshi edhe ato më të njohurat si Yale, MIT dhe Oxford – si dhe 1200 shkolla parauniversitare (gjimnaze apo fillore) që kanë krijuar mbi 2500 kurse publike.

Më interesantja është rritja ndërkombëtare e shërbimit: iTunes U është i disponueshëm në 30 shtete, duke bërë që 60% e shkarkimeve të realizohen nga jashtë SHBA-së. (PCWorld Albanian)

iTunesU

Tags >

iTunes
Lajmet e fundit>