Softuer

iTunes 10.1.1 shkakton probleme pas përditësimit

Dec 20 2010
0 Shpërndarje
iTunes 10.1.1 shkakton probleme pas përditësimit

iTunes 10.1.1 ishte shpalosur të mërkurën që shkoi për të ofruar një “numër të rëndësishëm të arnimeve”, dhe në mesin e çështjeve të arnuara ishin edhe çështje të ndërlidhura me kartelat grafike Nvidia GeForce 9400 apo 9600 që nuk shfaqnin video si duhet, e gjithashtu edhe probleme të lidhura me iPod, iPad dhe iPhone.

Megjithatë, Apple Insider raportoi se disa përdorues të Mac kanë përjetuar bllokim të menjëhershëm të iTunes pasi që ata kanë aplikuar versionin e ri.

Për të arnuar problemin, rekomandohet që të shkarkohet versioni më i fundit i iTunes drejtpërsëdrejti nga ueb faqja e Apple përmes Automatic Software Update dhe duke bërë mbishkrimin e instalimit të mëhershëm.

iTunes 10.1.1 ofrohet edhe për Mac e edhe për Windows, megjithëse problemet janë raportuar vetëm për versionin në Mac. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>