Biznes

iWork 09 të mbaron punë

Jun 8 2009
0 Shpërndarje
iWork 09 të mbaron punë

Për gjithkënd që përdor për punë një MAC, një përparim në suitën iWork do jetë i mirëseardhur. A ka iWork gjithë sa duhet për një biznes serioz?

iWork ‘09përbëhet nga procesori i tekstit Pages, aplikacioni i tabelave Numbers, një ndërtues uebsitesh dhe Key note për prezantimet.

E reja te ’09 është iWork.com, që mundëson ndarjen e skedarëve mes kolegëve edhe nëse nuk përdorni MAC. Nëse po kërkoni një zëvendësim për Microsoft Office, nuk është iWork. Megjithëse arrin të lexojë dokumente nga Word, Exel dhe Power Point, nuk ruan automatikisht origjinalët në formatet e tyre. Tiparet gjithashtu janë relativisht të kufizuara.
 
Nga ana tjetër, nëse nuk doni të shpenzoni shumë, iWork ’09 është një zgjedhje e mirë që mund të bëjë faqosje, grafikë të bukur dhe prezantime mahnitës. Mes shumë përmirësimeve të rëndësishme në Pages ’09, është përmirësuar shumë bashkëpunimi me Numbers. Kjo e bën më të lehtë mailmerge dhe ju lejon të fusni grafikë të krijuar me Numbers. Pamja e re do të mbushë ekranin vetëm me dokumentin që po redaktoni.
 
Te Numbers ’09, tipare të reja do ju ndihmojnë të krijoni tabela të pasura dhe të përdorni më mirë bazat e të dhënave. Vendos kategorinë e një kolone dhe mund të rendisësh e riorganizosh gjithë tabelën në bazë të saj. Tërhiq një të dhënë nga një kategori në tjetrën, së bashku me të dhënat e tjera të saj.
 
Edhe vendosja e formulave është e thjeshtë, me shpjegime ndihmë dhe mundësi kërkimi me terma normalë. Më mbresëlënës është krijuesi i ri i grafikëve, që ofron tipare shumë të bukura me jë kontroll shumë efikas.
 
Për t’u veçuar është Keynote, që arrin të mundë PowerPoint nga thjeshtësia dhe përdorimi.
Ka plot mjete për importim, organizim dhe menaxhim të muzikës, videove dhe fotove, shoqëruar nga tranzicione tepër të bukur. Nëse keni një iPhone ose iPod Touch, një shkarkim për 99 cent do ta kthejë pajisjen në një telekomandë për Keynote.
 
Me ndërfaqen intuitive dhe ndërtimin e pagabueshëm të prezantimeve, Keynote vetëm e justifikon çmimin prej 79$ të iWork ’09.
 
Nëse gjithkush në kompaninë tuaj përdor Microsoft Office, bën mirë të rrish me turmën, por nëse jeni një pronar i një biznesi të vogël dhe thjeshte të duhet të dërgosh një newsletter apo të mbash inventarin në një tabelë, apo je një profesionist që bën plot prezantime, iWork ja vlen një shikim më nga afër.

 

Lajmet e fundit>