Lajmet

Izitru, aplikacioni që bën dallimin ndërmjet fotove të modifikuara dhe atyre të vërteta

May 21 2014
0 Shpërndarje
Izitru, aplikacioni që bën dallimin ndërmjet fotove të modifikuara dhe atyre të vërteta

Iranian-missile-launch-photo-and-edited-version-showing-that-all-the-missiles-fired-640x352Kompjuterët që në fillesat e tyre kanë bërë të mundur modifikimin e fotove dhe bërjen e tyre të duken aq reale edhe pse janë të punuara me programe të veçanta. Tashme falë aplikacionit Izitru, i cili është sjellë në treg nga firma Fourandsix ju mund të dalloni se cilat foto janë foto të vërteta pa asnjë përpunim dhe cilat janë “fallco”.

Kjo punë në krijimin e këtij programi i dedikohet kryesisht Hazy Farid, i cili ka bërë një punë shumë të lodhshme për të na ndihmuar në dallimin e imazheve që janë të vërteta ose “fallco”. Ndryshe nga sistemet e mëparshme, Izitru është komplet program automatik.

Fotos që ju dëshironi të verifikoni do i bëhen tre teste të njëpasnjëshme duke sjellë më pas rezultatet nëse ajo është e modifikuar ose jo. E bukura e këtij aplikacioni është që ai do të jetë tërësisht falas për përdoruesit dhe mendohet që thjeshtë do të jetë një plug-in i Photoshop, që mund të shkarkohet thjeshtë dhe për pak minuta nga interneti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>