Lajmet

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara ndërtuan virusin Flame

Jun 21 2012
0 Shpërndarje
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara ndërtuan virusin Flame

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë bashkëpunuar në zhvillimin e virusit të fuqishëm kompjuterik të njohur si “Flame”, i cili preku ndjeshëm industrinë e naftës së Iranit, tha një zyrtar që kishte njohuri rreth kësaj ngjarjeje.

E përditshmja amerikane, The Washington Post, raporton se pjesa madhore e sulmit keqdashës, që mori informacione kritike nga Irani, ishte krijuar me qëllim të ngadalësimit të zhvillimit të armëve bërthamore, për të cilën gjë dyshohet se po e bën Irani. Krimbi Wor.Win32.Flame, ose shkurtimisht “Flame”, ishte ndërtuar nga i njëjti vend që ishte përgjegjës për virusin Stuxnet e që kishte si shënjestër fabrikën e fuqive bërthamore të Iranit në vitin 2010. Shumë dyshojnë që Stuxnet ishte vepër e inteligjencës së Izraelit.

‘Flame’, infiltruesi i kompjuterëve iranian

Një zyrtar i lartë ushtarak i armatës iraniane, deklaroi për Associated Press, se virusi Flame është i aftë të marrë të dhëna dhe të përgjoj përdoruesit e kompjuterëve. Virusi ishte dizajnuar për të dërguar rrjedhje të informacioneve të përdorura për fushatën e luftës kibernetike, duke bërë hartëzimin dhe vëzhgimin e fshehtë të rrjeteve kompjuterike të Iranit, raportoi Washington Post.

Virusi mund të aktivizoj sistemin e zërimi të kompjuterit për të dëgjuar thirrjet në Skype ose bisedat në zyrë. Ai poashtu mund të marrë pamje të kompjuterëve, të kopjoj atë që shtypet në tastierë dhe të vjedhë të dhëna nga telefonët që kanë Bluetooth të aktivizuar.

“Teoria jonë aktuale është se Flame dhe Stuxnet ishin projekte paralele,” tha hulumtuesi i lartë i sigurisë në Kaspersky, Roel Schouwenberg, për FoxNews.com. “Kushdo që e ka vënë në punë Stuxnetin e ka vënë në punë edhe virusin Flame.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>