Analiza

J.P. Morgan: OLED iPhone 8 debuton në Shtator për 1.100 dollar

Jul 20 2017
0 Shpërndarje
Por sa telefonë do të jenë të disponueshëm në momentin e dbeutimit? Për të reflektuar startin e ngadaltë të prodhimit të iPhone OLED, J.P. Morgan thotë se do të jenë të disponueshme 2 milion njësi fillimisht. J.P. Morgan: OLED iPhone 8 debuton në Shtator për 1.100 dollar

Analisti i shquar i J.P. Morgan Rod Hall bëri të ditura parashikimet e tij për tre mujorin e tretë fiskal të Apple ku ishin përfshirë edhe disa parashikime rreth iPhone 8-ës.

Ka pasur disa raportime se modeli OLED do të shtyhet e madje fillimisht do të jetë i disponueshëm vetëm në një numër të kufizuar kur të debutojë në Shtator.

Sipas Rod Hall, shtyrja e modelit OLED nuk do të cënojë datën e prezantimit të telefonit në Shtator. J.P Morgan, e cila i referohet telefonit si “iPhone Pro” gjithashtu pret një prodhim të kufizuar për modelin OLED.

Por sa telefonë do të jenë të disponueshëm në momentin e debutimit? Për të reflektuar startin e ngadaltë të prodhimit të iPhone OLED, J.P. Morgan thotë se do të jenë të disponueshme 2 milion njësi fillimisht.

“Parashikimi ynë për shitjet e iPhone gjatë tre mujorit të katërt është 42.2 milion nga 49.5 milion. Parashikimi për 2018-ën është 270.2 milion.”

Raporti i J.P. Morgan fryn spekulimet se gjenerata e re e iPhone 8 do të kushtojë më shumë. Firma thotë se iPhone 8 mund të kushtojë 1,100 dollar duke qenë se kostot e prodhimit janë më të larta sesa ishte parashikuar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>