Analiza

Ja çfarë ka ndërmend të bëjë Apple në të ardhmen për të lehtësuar përdorimin e iPhone-it

Nov 26 2013
0 Shpërndarje
Ja çfarë ka ndërmend të bëjë Apple në të ardhmen për të lehtësuar përdorimin e iPhone-it

iphonepatent01-578-80Një prej risive më të rëndësishme të iPhone 5S ishte padyshim Touch ID, sensori që mundëson kyçjen e telefonit nëpërmjet skanimit të shenjës së gishtit, por mesa duket kjo teknologji ishte vetëm fillimi për Apple.

Një patentë e regjistruar së fundmi zbulon planet e kompanisë lidhur me kthimin e komplet ekranit të smartfonit në një sensor për dallimin e shenjës së gishtit. Në qoftë se bëhet e mundur të dallohet se cilin gisht po përdor përdoruesi për të prekur ekranin atëherë do të krijohen shumë më tepër oportunitete përveç sigurisë.

Kjo teknologji mund të ishte shumë e dobishme tek ikonat e aplikacioneve. Për shembull, nëse lëvizet gishti tregues vertikalisht mbi ekran atëherë mund të lançohet një aplikacion specifik. I njëjti parim mund të përdoret tek edhe tek lojërat duke iu dhënë mundësi zhvilluesve të shtojnë komanda të tjera përveç atyre ekzistuese.

Sigurisht, patenta nuk siguron realizimin e kësaj teknologjie, por edhe sikur të bëhet e mundur përsëri do të duhen disa vite.

Megjithatë, kjo ide ka padyshim shumë potencial. Në të njëjtën patentë detajohen edhe planet mbi modifikimin e butonit kryesor të iPhone-it për të mundësuar gjurmimin e lëvizjes së gishtit apo qëndrimin e tij statik.

Kjo do të thotë se përdoruesit mund të shfletojnë hartat elektronike apo uebfaqet e ndryshme duke lëvizur gishtin në skaj të butonit. Ndërkohë, lëvizja rrotulluese e gishtit mund të shërbejë si komandë për shfletimin ose hapjen e aplikacioneve.

Në qoftë se kjo teknologji realizohet ka të ngjarë që të ofrohet për përdoruesit shumë më shpejt sesa skaneri i shenjës së gishtit në ekran.

Kjo gjë do të tundojë akoma më tepër Apple të eksplorojë me ekranet e mëdhenj duke qenë se përdorimi i smartfonit me një dorë do të jetë më i lehtë se kurrë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>