Analiza

Ja çfarë mund të presim nga eventi i Nokia-s që mbahet më 2 prill

Mar 28 2014
0 Shpërndarje
Ja çfarë mund të presim nga eventi i Nokia-s që mbahet më 2 prill

nokia-1Më 2 prill, kompania Finlandeze do të mbajë një event të madh, ku ka konfirmuar se do të zbulojë serinë e re të linjës Lumia. “Çfarë e bën vitin 2014 kaq të veçantë? Sigurisht është bashkëpunimi mes Microsoft-it dhe Nokia-s, dhe ne kemi trajtimin e duhur për ju”, thuhet në një postim në uebfaqen e Nokia-s. Pra çfarë të presim nga ky event ? Së pari, ne duhet të përmendim se Microsoft po bëhet gati për konferencën Build në të njëjtën ditë. Atje, kompania pritet që më në fund të zbulojë Windows Phone 8.1, një nga përditësimet më madhore për platformën Windows Phone deri tani. Ne presim që Nokia të jetë ndër të parët që do të kalojë në këtë platformë dhe më poshtë do të flasim për pajisjet që do të kenë këtë platformë.

Nokia Lumia 930

Nokia Lumia Icon na impresionoi me cilësinë e saj në ndërtim dhe kamerën fantastike 20 Megapixel, por siç e dini ky smartfon është i disponushëm vetëm për kompaninë amerikane Verizon Wireless. Për fat të mirë mesa duket Nokia do të prodhojë një Lumia Icon të ri e njohur si Lumia 930. Në shkurt, Nextleaks sugjeroi se Nokia Lumia 930 do të ketë një procesor quad core 2.2 Ghz, 2 GB RAM, 16 GB hapësirë të dhënash, mbështetje për microSD, një bateri 2700 mAh, 20 Megapixel kamër, dhe ekran 4.5 inç me rezolucion 1920 x 1080 pixels. Lumia 930 mendohet të ndjekë hapat e Lumia Icon dhe të lancohet në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti.

Nokia Lumia 630

Nokia Lumia 630 (njohur me pseudonimin “Moneypenny”) është pajisja e dytë që mund të shohim tek zbulohet në eventin e 2 prillit. Thuhet se Nokia Lumia do të jetë një pajisje me kosto tejet të përballueshme, afro 150 dollarë dhe do të jetë në dyqane nga mesi i muajit prill.

Këto janë specifikimet e smartfoni:

– Ekran 4.5 inç 854 x 480 pixels

– Procesor Qualcomm Snapdragon 400

– 1 GB Ram

– Dual Sim me mbështetje për GSM dhe WCDMA

– Butonë navigimi virtual

– Nuk ka buton fizikë për kapjen e imazheve dhe as dritë LED tek kamera

– Sistemi Operativ Windows Phone 8.1

E gjitha kjo duket mjaft mirë për paratë që do të paguani për të. Zakonisht të këtilla pajisje të përballueshme nga çdokush, kanë për synim tregun global me përjashtim të SHBA-ve, kështu që jemi kuriozë të shohim se ku do të jetë e disponueshme kjo pajisje.

Asnjë njoftim për smartfonë të parametrave të lartë

Janë vetëm dy pajisjet e mësipërme në planet e Nokia-s për prezantim në këtë event. Pra nuk do të ketë asnjë smartfon të parametrave të lartë planifikuar për evetin më 2 prill. Por Nokia mund të suprizojë të gjithë në këtë event nëse ajo zbulon smartfonin e saj PureView, kështu që “intrigat” do të vazhdojnë deri në momentin e fundit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>