Analiza

Ja çfarë prezantoi Google në konferencën e saj për zhvilluesit I/O

Jun 27 2014
0 Shpërndarje
Ja çfarë prezantoi Google në konferencën e saj për zhvilluesit I/O

Screen-Shot-2014-06-25-at-09.47.09-798x310Për ata që nuk patën mundësi të ndiqnin konferencën Google I/O 2014, mund të njihen në këtë artikull rreth asaj çfarë kompania prezantoi. Google e filloj prezantimin ngjashëm siç e bën çdo vit duke folur për rritjen e Android. Zv Presidenti i Google Sundar Pichai tha se Android tashmë ka më shumë se 1 miliard përdorues aktivë çdo muaj.

Android One

Google e filloi me prezantimi e programit Android One për të ofruar udhëzime për një eksperiencë të unifikuar në Andrid pë rata ata që krijojnë smartfonë për zhvillimin e tregjeve. Kjo e lejon Google të kërkojë një minimum parametrash të harduerit për prodhuesit në gjithë botën. Paisjet e para do të vijnë nga prodhues indian si Micromax dhe Karbonn për më pak se 100 dollarë.

L Developer Preview

Lëshimi i ardhshëm i Android karakterizohet nga disa veçori të reja si një platformë të re të ndërfaqes të quajtur “Material Design”, që iu ofron zhvilluesve të aplikacioneve mjete më precize për të bërë topografi dhe ndryshime ngjyrash. Ndërfaqja “Material Design gjithashtu lejon dizajnuesit të shtojnë animacione në 60 fps duke përdorur një mjet i quajtur Plymer. Versioni L Preview gjithashtu ndihmon zhvilluesit të kuptojnë më shumë rreth jetëgjatësisë së baterisë me anë të Projektit Volta duke identifikuar faktorët që e shkarkojnë baterinë duke përmirësuar edhe konsumin e saj. Gjithashtu ky version Android vjen edhe me më shumë siguri, si arnime për shërbimet e Google Play dhe mundësinë për të rikthyer në gjendje fillestare nivelin e sigurisë.

L Developer PreviewAndroid Wear

Google gjithashtu demostroi SDK-në e Android Wear për të treguar funksionalitetet e Android në veshjet teknologjike. Ndërfaqja me prekje lejon përdoruesit të shfletojnë përmes kartave Google Now dhe aplikacioneve të mbështetura më smartfonët e ndërlidhur. Përdoruesit mund të përdorin frazën “Ok Google” për të bërë shënime, alarme, thirrjet etj. Veçoria Material Design pjesë e Android L Preview është gjithashtu një komponent i kësaj SDK-je.

Kur një përdorues instalon një aplikacion nga Play Store në telefonin e tyre, një i tillë do të instalohet edhe në veshjen teknologjike, kështu që të dhënat do të sinkronizohen menjëherë në orët inteligjente.

Disa nga pajisjet me sistemin operativ Android Wear janë:

– LG G Watch, I disponueshëm që nga dita e djeshme në PlayStore

– Samsung Gear Live, gjithashtu I disponueshëm nga PlayStore

– Moto 360, I disponueshëm që nga vera e këtij viti.

Android WearAndroid Auto

Softueri Android Auto i pajisur me një zë udhëzues është dizenjuar për të ndihmuar zhvilluesit të krijojnë zgjidhjen e duhur për përdorimin e pajisjeve të ndërlidhura, ndërkohë që ngasin makinën. Duke ndërlidhur smartfonin e përdoruesit me një makinë të përshtatur me këtë softuer, ndërfaqja e Android Auto do të shfaqë në ekranin e pajisjes në makinën tuaj rezultate të kërkimeve të vendndodhjeve, sugjerime dhe të dhëna rreth navigimit. Drejtuesit e makinave munden gjithashtu të marrin dhe dërgojnë mesazhe me tekst si dhe të marrin komanda me zë nga pajisja. Për ta mbyllur, Google prezantoi SDK-në e Android Auto që mbështet shërbimet e shkëmbimit të mesazheve. Lëshimi i Android Auto do të jetë i disponueshëm nga fundi i këtij viti me 40 partnerë përfshi Hyndai, Porsche, Acura dhe më shumë.

Android AutoAndroid TV

Google ka kombinuar të gjitha gjërat për zbavitje në një vend të vetëm me shërbimin Android TV, që u bën të mundur përdoruesve të shikojnë TV Live ose të shikojnë përmbajtje ndërsa shfletojnë për më shumë. Android TV gjithashtu shton eksperienca të lojërave duke sjellë lojërat nga PlayStore në ekrane të mëdha. Përdoruesit mund të shohin përmbajtjen nga pajisja e tyre Android në Android TV.

googleio_2014_850-730x383Përditësimi në ChromeCast

Tashmë nuk është e nevojshme të jesh në të njëjtin rrjet Wi-Fi për të hedhur përmbajtje në Chromecast. Përdoruesit mund të këkojnë për pajisje afër tyre dhe të ndërlidhen përmes Cloud. Nëse Chromecast nuk ju njeh juve në atë zonë, do të kërkojë për një kod Pin. Kjo veçori do të vijë nga fundit i këtij viti.

174347856-730x486Aplikacionet Android vijnë në Chromebook

Ngjashëm me përditësimin e ri L që bën të mundur që përdoruesit të zhbllokojnë përmbajtjen duke përdorur vendndodhjen dhe tekstin, Chromebook gjithashtu do të zhbllokohet nëse ju keni telefonin tuaj me vete. Për më tepër, Android do të dërgojë njoftime të vazhdueshme në Chromebook për një eksperiencë konstante. Gjithashtu disa aplikacione Android janë të disponueshme për tu instaluar në Chromebook.

Android Work

Për të ndërlidhur punën e një individi me jetën e tij personale në një pajisje të vetme, Google prezantoi programin Android for Work për të ndihmuar aplikacionet të “jetojnë” në një vend të vetëm. Kjo lejon edhe editimin e dokumenteve Google Docs përmes Microsoft Office.

Google Fit

Google prezantoi edhe platformën Google Fit, një API për aplikacionet Fitness. Ngjashëm me mjetet e prezantuara kohët e fundit si HealthKit, Google Fit vendos të gjitha të dhënat fitness në një vend të vetëm. Partnerë në këtë projekt janë Nike, Adidas dhe Withings.

Google Play

Google Play tashmë tregojnë profilet e lojërave, seksionin e lojërave të ruajtura që tregon edhe një progres të lojës suaj. Google gjithashtu tha se përdoruesit mund të tarifohen direkt përmes kompanisë së tyre celulare për tabletët. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>