Analiza

Ja çfarë smartfonësh disponojnë disa prej njerëzve më të pushtetshëm në botë

Sep 15 2013
0 Shpërndarje
Ja çfarë smartfonësh disponojnë disa prej njerëzve më të pushtetshëm në botë

US President Barack Obama uses his BlackBarack Obama – Sapo u përzgjodh si president në vitin 2009 ka kërkuar që të sigurohet smartfoni i tij Blackberry dhe që prej asaj kohe ka qenë një prej fansave kryesorë të këtyre pajisjeve. Ndërkohë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pjesëtaret e tjerë të familjes presidenciale pasi në eventin e inagurimit për herë të dytë si president vajzat e tij kanë treguar se preferojnë iPhone të Apple.

OLY-2012-PARALYMPICS-JUDO-MEN-RUSSIA-PUTIN

Vladimir Putin – Presidenti i Rusisë më parë ka deklaruar se nuk disponon një celular, megjithatë më vonë është raportuar se që prej vitit 2012 Putin është parë me një smartfon rus MTS Glonass 945 me sistem Android.

Kim Jong-Un

Kim Jong-Un – Lideri kryesor i Koresë së Veriut është shfaqur së fundmi në publik me një smartfon HTC konkretisht versionin Butterfly.

Great Britain's Prince Williams (C), his

Familja mbretërore në Britani – Mesa duket kjo familje nuk e zëvendëson Apple me asnjë kompani tjetër. Është vënë re se gjatë Lojërave Olimpike, Princi William dhe Princi Harry kanë përdorur iPhone, ndërkohë është raportuar se Mbretëresha Elizabeta II ka porositur stafin e vet të blejë një iPad.

Olympics Day 12 - Around the Games

David Cameron – Kryeministri i Britanisë së Madhe ka treguar se është një fans i Blackberry pasi ka demonstruar këtë pajisje gjatë një eventi në Dubai.

GERMANY-POLAND-IT-EXPO-CEBIT-MERKEL

Angela Merkel – Kancelarja e Gjermanisë është shfaqur disa herë në publik me smartfonin Blackberry Z10.

Lajmet e fundit>