Analiza

Ja çfarë zbuloi Microsoft në eventin e djeshëm të Windows 10

Jan 22 2015
0 Shpërndarje
Ja çfarë zbuloi Microsoft në eventin e djeshëm të Windows 10

2015-01-21_1104Dita e djeshme i përkiste terësisht e Windows ku Microsoft zbuloi detaje të gjeneratës së re të sistemit operativ. Kompania demostroi sistemin operativ në një desktop, tablet dhe smartfon. Surpriza e madhe padyshim ishte hardueri HoloLens së bashku me sofuterin Windows Holographic. Në këtë artikull kemi bërë një përmbledhje të gjithë asaj çfarë kompania u përpoq të na tregonte ditën e djeshme.

Windows 10 ka 1.7 milion testues Beta

2015-01-21_0905Windows 10 ka qenë e disponueshme në një version teknik, dhe Microsoft aktualisht ka arritur të krijojë një kontigjent testuesish nga publiku. Kompania zbuloi se mbi 1.7 milion përdorues janë pjesë e programit Windows Insider i cili ofron ndërtime të hershme të Windows 10 përpara publikimit zyrtar të versionit final. Kjo është një shifër pozitive, por jo edhe aq surprizuese duke pasur parasysh 1 miliard përdoruesit e Windows në të gjithë botën.

Windows 10 do të jetë falas brend vitit të parë

2015-01-21_0920Windows 10 do të jetë një përditësim falas për përdoruesit e Windows 7, Windows 8.1 dhe Windows Phone 8.1. Por kjo ofertë është vetëm për një vit të vetëm, dhe Microsoft nuk e ka aq seriozisht këtë ofrimin terësisht falas. Po flasim gjithmonë nëse gjigandi i softuerit nuk sjell Windows 11 pas një viti.

Windows 10 sikronizon të dhënat mes paisjeve mobile dhe atyre desktop

2015-01-21_0943Telefonët dhe tabletët do të pranojnë Windows 10 krahas kompjuterave. Për paisjet mobile Windows 10 përgjan së shumti me Windows Phone 8.1 por me një sistem të ri njoftimesh, ndërfaqe më të mirë të cilësimeve, dhe rifreskime të ndërfaqes kryesore. Një nga gjërat më të dobishme në Windows 10 është integrimi i Skype me aplikacionet e kontakteve dhe mesazheve.

Windows 10 për smartfonët do të përfshijë aplikacionet Office falas

2015-01-21_0953Kjo është mëse e vërtetë. Word, Excel, dhe PowerPoint do të mbërrijnë në Windows Phone për smartfonët dhe tabletët e vegjël të cilët janë të optimizuar për ekranet me prekje. Aplikacionet Office tashmë janë të disponueshme edhe në iOS dhe Android.

Aplikacioni Xbox për Windows do të ketë karakter më social

screen-shot-2015-01-21-at-10-15-51-amMicrosoft po përpiqet të ndërtojë një shërbim i cili përfshin njëherazi të gjitha veçoritë e Xbox, Windows 10 dhe platformës së Steam. Ngjason së tepërmi me Facebook por është një rrjet social i bazuar në arritjet në lojëra dhe jo foto.

Spartan është shfletuesi i ri i Windows 10

2015-01-21_1014Internet Explorer do ti duhet të ndajë pozicionin në Ëindoës 10 më një tjetër shfletues I quajtur Spartan. Shfletuesi I ri do të ketë disa funksionalitete mjaft të dobishme si mbështetje për modalitetin e leximit dhe aftësitë për leximit e dokumenteve pdf.

Lojërat Xbox do të mund të transmetohen në një kompjuter Windows 10

screen-shot-2015-01-21-at-1-29-30-pmTransmetimi i lojës tuaj të preferuar nga Xbox në kompjuterat Windows 10 dhe tabletët me ekrane të mëdha do të jenë një realitet kur të lançohet Windows. Kjo do të bëjë të mundur që ju të luani kudo në shtëpinë tuaj nëse paisja dhe Xbox-i juaj gjenden të njëjtin rrjet.

Microsoft ka krijuar platformën Windows Holographic

2015-01-21_1041Risia më e re e Microsoft është platforma Windows Holographic. Përmes platformës ju do të mund të krijoni holograme të cilat do të përpunohen nga HoloLens. Microsoft tha se “ne nuk duam që kjo të jetë një ëndërr virtuale, ne kërkojmë përtej virtuales.”

Microsoft HoloLens

2015-01-21_1048Microsoft e ka marrë shumë seriozisht çështjen e hologrameve duke lançuar një paisje e cila mbështet platformën Windows Holographic. Hardueri duket në një formë mjaft praktike dhe është paisur me lente transparente ku ju të mund të shikoni botën e hologramev që ju rrethon. Esencialisht, HoloLens do të riprodhojë hologramet e krijuara nga platforma Windows Holographic. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>