Lajmet

Ja cilat faqe kriptojnë si duhet të dhënat e përdoruesve (Inforgrafik)

Nov 26 2013
0 Shpërndarje
Ja cilat faqe kriptojnë si duhet të dhënat e përdoruesve (Inforgrafik)

faqetËshtë shumë e rëndësishme në ditët e sotme që kompanitë të sigurojnë të dhënat e përdoruesve të tyre sepse pavarësisht se ato nuk e pranojnë direkt, gjatë gjithë kohës ekziston mundësia që të bien pre e hakimeve.

Si rezultat i sulmeve të fuqishme mund të zbulohen lehtë të gjitha informacionet e përdoruesve. Për të analizuar shkallën e kriptimit që ofrojnë kompani të ndryshme, Electronic Frontier Foundation (EEF) vendosi të kryejë në studim, rezultatet e të cilit paraqiten në inforgrafikun e mëposhtëm.

EEF ka marrë kryesisht në shqyrtim kompanitë e fuqishme si Apple, Google, Amazon dhe Dropbox, të cilët janë analizuar në bazë të opsioneve të kriptimit që ofrojnë dhe në bazë të masave që marrin për të ruajtur të dhënat sa më larg sulmuesve. Disa prej rezultateve janë me të vërtetë surprizuese. Për shembull, është e habitshme të mendosh se kompani të tilla me emër si Microsoft apo Comcast nuk po përpiqen aq sa duhet për të siguruar të dhënat e përdoruesve.

Vlen të përmendim se Dropbox dhe Sonic.net janë shumë të sigurta, po kështu edhe Google ofron një nivel shumë të lartë mbrojtjeje. Ndër rrjetet sociale mund të themi se Facebook dhe Twitter kanë marrë më tepër masa për sigurimin e të dhënave të përdoruesve sesa Tumblr, MySpace apo dhe vetë rrjeti social profesional LinkedIn.

Për më tepër informacion mund t’i hidhni një sy infografikut të mëposhtëm. (PCWorld Albanian)

infografik faqet

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>