Lajmet

Ja cilat janë ndryshimet në përditësimin e fundit të Facebook për Android

Mar 14 2014
0 Shpërndarje
Ja cilat janë ndryshimet në përditësimin e fundit të Facebook për Android

fb-786x305Edhe pse nuk iu kushtua aq shumë rëndësi mediatikisht sa përditësimi i Instagramit para dy ditësh, Facebook-u lançoi gjatë ditës së enjte një version të ri të aplikacionit për Android ku përfshihen disa veçori të dobishme për përdoruesit, veçanërisht në aspektin e fotove. Së pari, tashmë mund të komentoni në çdo postim me foto.

Ky opsion ka qenë i disponueshëm për desktop që prej qershorit të vitit të kaluar dhe padyshim është një nga metodat më efektive për shpërndarjen e të ashtuquajturave “memes” (fotove gazmore).

Tani që kjo veçori është e disponueshme për përdoruesit e Androidit – për të cilët ka ardhur më me vonesë se ata të iOS-it, të cilët e kanë marrë që para pesë muajsh – pritet të rrisë volumin e “memes” gjatë javëve në vijim.

Së dyti, ky përditësim përfshin edhe disa opsione të reja për ngarkimin, organizimin dhe shpërndarjen e fotove. Tashmë mund të ngarkoni disa imazhe njëkohësisht – një opsion shumë i dobishëm nëse dëshironi të krijoni një koleksion të shpejtë si në desktop – si dhe të modifikoni apo fshini albume.

Gjithashtu është bërë i mundur eliminimi i etiketimit të vetes nga fotot, edhe ky një opsion i dobishëm veçanërisht në rastet kur keni kaluar një natë në një party për të cilën jeni penduar. Faqja Android Police ka raportuar gjithashtu se disa përdorues kanë parë edhe një ndërfaqe disi më të ndryshuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>