Analiza

Ja cilat janë produktet teknologjike më të kërkuara gjatë vitit 2013 në Google

Dec 18 2013
0 Shpërndarje
Ja cilat janë produktet teknologjike më të kërkuara gjatë vitit 2013 në Google

5S stacked-578-80Ashtu si çdo vit, Google ka prezantuar listën e fjalëve më të kërkuara në vitin 2013. Gjatë vitit 2012 rezultoi se bota ishte e obsesionuar pas iPad 3 dhe Gangam Style, por këtë vit pajisja teknologjike më popullore në Google ka qenë iPhone 5S, ndërsa Harlem Shake zëvendësoi Psy and co.

Smartfoni iPhone 5S është pozicionuar në vend të tretë në listën e top 10 kërkimeve më të shpeshta në Google. Në dy vendet e para qëndrojnë Nelson Mandela dhe Pawl Walker.

Pajisje të tjera teknologjike të përfshira në këtë listë janë Samsung Galaxy S4 (në vend të 8) dhe PlayStation 4 (në vend të 9).

Platforma tjetër e lojërave Xbox One, pavarësisht se është renditur e katërta në listën e termave teknologjike më të kërkuar përsëri qëndron shumë mbrapa PS4 në kërkimet globale (në vend të 19-të).

Përsa i përket iPad-ëve (tabletëve në përgjithësi), iPad Air është renditur më sipër në klasifikim (në vend të 68-të). Si përfundim, përsa i përket teknologjisë, 2013-ta ka qenë viti i smartfonëve dhe platformave të lojërave. Po kështu njerëzit kanë shfaqur shumë interes ndaj tragjedive, çmendurive në kërcim dhe pasardhësit të familjes mbretërore.

Kjo është lista e plotë e 10 kërkimeve globale më të shpeshta:

1. Nelson Mandela

2. Paul Walker

3. iPhone 5S

4. Cory Monteith

5. Harlem Shake

6. Boston Marathon

7. Pasardhësi i familjes mbretërore

8. Samsung Galaxy S4

9. PlayStation 4

10. Koreja e Veriut

Lista e 10 pajisjeve teknologjike më të kërkuara në botë:

1. iPhone 5S

2. Samsung Galaxy S4

3. PlayStation 4

4. Xbox One

5. Nexus 5

6. HTC One

7. iPad Air

8. BlackBerry 10

9. Samsung Galaxy Note 3

10. Nokia Lumia 1020 (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>