Analiza

Ja cilat kanë qenë ngjarjet më të diskutuara gjatë këtij viti në Facebook

Dec 10 2013
0 Shpërndarje
Ja cilat kanë qenë ngjarjet më të diskutuara gjatë këtij viti në Facebook

Jemi në muajin e fundit të vitit që do të thotë se është koha perfekte për të rishikuar trendet e këtij viti, këngët, filmat apo animimet humoristike. 1.19 miliard përdoruesit e rrjetit social Facebook do të kenë mundësi të njihen që tani me këtë listë duke qenë se kompania sapo e ka publikuar.

Ndër ngjarjet e këtij viti është vënë re se Papa Francis është renditur i pari si njeriu për të cilin është folur më tepër në këtë rrjet social, ndërsa në vend të dytë qëndron fëmija i familjes mbretërore britanike.

Zgjedhjet qeveritare kanë qenë gjithashtu shumë të diskutuara në mbarë botën. Për të arritur këto përfundime Facebook-u ka llogaritur hashtag-et dhe numrin e publikimeve ku përmendej një person ose event i caktuar.

Ky vit ka qenë i mbushur edhe me disa ngjarje të hidhura përfshirë këtu bombat në Maratonën e Boston-it, vdekjen e Margaret Thatcher dhe Nelson Mandela-s.

Cilat kanë qenë ngjarjet më të përfolura në Amerikë?

Një prej eventeve më të përfolura ka qenë Super Bowl e cila është pasuar nga Maratona e Boston-it. Ndërkohë, në fushën e muzikës ka qenë në qendër të vëmendjes kënga Get Lucky e Daft Punk dhe sigurisht nuk mund të harrojmë të përmendim tundjen e belit sipas stilit të Miley Cyrus. Harlem Shake gjithashtu ka qenë një ndër fenomenet më të diskutuara të këtij viti.

Përsa i përket kinematografisë, filmi më i diskutuat i vitit ka qenë The Conjuring, ndërsa seriali televiziv më i famshëm ka rezultuar Scandal. Është i çuditshëm fakti që Facebook-u ka harruar të përmendë një prej ngjarjeve më popullore si skandali i Snowden që zbuloi ekzistencën e programit masiv të përgjimit nga NSA (National Security Agency).

Njihuni me ngjarjet tuaja më të rëndësishme të këtij viti

Facebook ka menduar të lejojë përdoruesit të shohin ngjarjet individuale më të rëndësishme duke ndjekur këtë link: Facebook.com/yearinreview Nëpërmjet një “magjie” algoritmike, rrjeti social do të rendisë në formë galerie eventet tuaja më të rëndësishme gjatë këtij viti. (PCWorld Albanian)

Facebook Year in Review 2013-900-80

Lajmet e fundit>