Harduer

Ja disa nga specifikat dhe çmimet e supozuara të Surface Pro 3

May 19 2014
0 Shpërndarje
Ja disa nga specifikat dhe çmimet e supozuara të Surface Pro 3

Pricing-and-some-specs-for-Microsoft-Surface-Pro-3-leak-tablet-to-be-unveiled-with-Surface-miniHerët këtë muaj ne dëgjuam informacione të pa konfirmuara se së bashku me Microsoft Surface Mini, do të vinte edhe një Microsoft Surface 3 i ri dhe do të zbuloheshin në të njëjtën kohë. Këtë të martë në një event për shtypin që do të mbajë Microsoft, disa nga informacionet dhe specifikat e Microsoft Surface Pro 3 janë zbuluar. Thuhet se Surface Pro 3 do të ketë një ekran të madh, mbase 10.6 deri në 12 inç, dhe butoni Windows do të zhvendoset në pjesën vertikale. Thuhet se pesë versione do te ekzistojnë, dhe ja ku po ja fillojmë.

Modeli më i lirë do të ketë një çip Core i3, 4GB RAM dhe 64 GB hapësirë të dhënash për 799 dollarë. I radhës është modeli Core i5 me 4 GB RAM dhe 128 GB hapësirë të dhënash për 999 dollarë. Një tjetër model Core i5 që dyfishon sasinë e RAM-it dhe hapësirës me 8 GB dhe 256 GB respektivisht për 1299 dollarë. Një variant tjetër është ai me çip Core i7, 8GB RAM dhe 256 GB hapësirë të dhënash për 1549 dollar. Në krye të listës Surface Pro 3 qëndron modeli i pajisur më një Core i7, 8GB RAM dhe 512 GB hapësirë të dhënash për 1949 dollarë. Një ekran më i madh do të thotë tastiera më të mëdha. Ato do të jenë në ngjyrë të zezë, purpurt, të kuqe. Çdo gjë mbetet për tu parë në eventin e Microsoft këtë të martë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>