Lajmet

Ja disa prej karakteristikave të iOS 7

Jun 11 2013
0 Shpërndarje
Ja disa prej karakteristikave të iOS 7

Sipas faqes ueb MacRumors (faqe që publikon në kohë reale lajmet më të fundit dhe të gjitha fjalët që qarkullojnë për produktet Apple), së shpejti përdoruesit e iOS 7 do të përballen me disa ndryshime të reja dramatike përsa i përket ndërfaqes me të cilën ata tashmë ndjehen të familjarizuar.

Bazuar në një analizë shumë të shpejtë të versionit beta të këtij sistemi të ri, MacRumors arriti të zbulonte se sistemi do të ketë një dizajn të ri më të “sheshtë”, ikonat e menusë kryesore nuk do të kenë skaje të theksuara dhe disa prej tyre madje do të kenë ngjyrë dhe logo të ndryshuar si p.sh: ikona e Safari-t do të ketë një logo të rrumbullakët dhe më të thjeshtë.

Në përgjithësi pritet që ndërfaqja e këtij sistemi të jetë shumë më e thjeshtë dhe e organizuar. Është vënë re se në këtë sistem vijat e holla që tregojnë valët e telefonit ose cilësinë e internetit Wi-Fi janë zëvendësuar me disa pika të vogla me ngjyrë të bardhë ose gri.

MacRumors ka zbuluar se për aplikacione të ndryshme do të ofrohen dy sfonde të ndryshme njëri i bardhë dhe tjetri i zi.

Kjo është menduar për t’ju dhënë një mundësi përdoruesve të kombinojnë edhe sfondin e aplikacioneve me ngjyrën e jashtme të iPhone-it. Gjithashtu janë përhapur fjalë se ngjyrat e ikonave mund të ndryshojnë në varësi të orës ose dritës. (PCWorld Albanian)

ios7

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>