Blog

BE-ja heq barrierat territoriale të abonimeve në shërbimet online si Netflix

Feb 8 2017
0 Shpërndarje
Institucionet Evropiane bënë hapa përpara drejt qasjes universale në abonimet e shërbimeve online si Netflix ose Sky edhe kur udhëtojnë në vende të ndryshme të bllokut. BE-ja heq barrierat territoriale të abonimeve në shërbimet online si Netflix Photo Source: Reuters

Marrëveshja e arritur mes Parlamentit Evropian dhe Maltës, presidencës aktuale të Unionit, shënon një tjetër hap përpara drejt rrëzimit të barrierave në tregun e vetëm dixhital të 500 milion njerëzve.

Ky lajm vjen pak ditë pasi vendet anëtare gjetën gjuhën e përbashkët për heqjen e tarifave roaming për shërbimet mobile gjatë udhëtimit të qytetarëve mes 28 vendeve anëtare.

Marrëveshja pritet të aprovohet formalisht. Ajo do tu vijë në ndihmë qytetarëve të cilët udhëtojnë përkohësisht gjatë një sezoni pushimesh apo për udhëtimet e biznesit.

Ndërsa konsumatorët janë ata që fitojnë, mbajtësi e të drejtave autoriale e kanë kontestuar vazhdimisht duke thënë se principi i territorialitetit është çelësi i financave të tyre. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>