Biznes

Ja kostoja e Office për iPad për individët, familjarët dhe studentët

Mar 29 2014
0 Shpërndarje
Ja kostoja e Office për iPad për individët, familjarët dhe studentët

Apple_iPad_MicrosoftOffice-9Gjatë ditës së enjte, Microsoft lajmëroi se Office do të ishte tashmë i disponueshëm edhe në iPad. Ashtu siç bëri me Office për iPhone, Microsoft po i ofron aplikacionet pa pagesë. Kjo do të thotë se versionet për tablet të Word, Excel dhe PowerPoint mund të shkarkohen pa pagesë. Por, kjo vlen vetëm për shkarkimin dhe jo për përdorimin e aplikacioneve. Për të parë një dokument, përdoruesve nuk do t’iu duhet të paguajnë asgjë. Por, për të bërë ndryshime, për të krijuar një skedar të ri etj. ata duhet të kenë një abonim me pagesë në Office 365.

Në planin tarifor të Office 365 ekzistojnë disa opsione të ndryshme për individë dhe familje. Më ekonomiku – veçanërisht nëse në shtëpi keni disa përdorues Office – është plani Office 365 Home Premium. Ai kushton 9.99 $/muaj ose 99.99 $/vit. Në këtë plan përfshihet edhe instalimi i aplikacioneve të plota për desktop në deri pesë PC apo Mac. Gjithashtu, mund të instalohen versionet për tablet në deri pesë tabletë Windows apo iPad-ë si dhe të aksesohen versionet e Office për iPhone, Windows Phone dhe Android.

office-365-comparison-table-596x640Për më tepër, ofrohet edhe 20 GB hapësirë në OneDrive si dhe 60 minuta në Skype çdo muaj me botën. Ndërkohë, nëse jeni vetëm një person në familje që e përdorni dhe nuk keni shumë kompjuterë, mund të përdorni planin Office 365 Personal. Ai kushton 6.99 $/muaj ose 69.99 $/vit. Versionet e Office mund të instalohen në desktop, në vetëm një Mac ose PC, ndërsa aplikacionet e Office mund të instalohen në deri dy tabletë.

Nëse jeni studentë, Microsoft ofron një paketë mjaft të mirë për universitetet. Përmes saj, përdoruesit mund ta instalojnë Office në dy PC, Mac apo tabletë, si dhe ta përdorin atë në smartfon dhe online. Për studentët ofrohet edhe 20GB hapësirë në OneDrive. Çmimi është 79.99 $ për katër vjet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>