Softuer

Ja ku po vjen Firefox 6

Aug 16 2011
0 Shpërndarje
Ja ku po vjen Firefox 6

Çfarë duhet të prisni nga ky version i ri? Mos pritni shumë ndryshime në ndërfaqe. Ndërfaqja e përdoruesit ka mbetur e njëjtë në shumicën e pjesëve, ndërsa ndryshimet më të mëdha po ndodhin prapa skenës. Ndryshimi më i madh në pamje është që shiriti i adresës tani thekson domeinin e uebfaqes që ju jeni duke e vizituar. Është shtuar mbështetja për versionin e fundit të WebSocket, po ashtu edhe funksionimi i mirëfilltë kur është puna për shumë taba të hapur njëkohësisht. Është edhe shtesa e veglës së re për leje që do t’ua mundësojë përdoruesve një kontrollim më të mirë të informatave që ruhen nga uebfaqet (fjalëkalimet, uebfaqet e vizituara më parë etj.).

Nëse jeni dashamirës i shfletuesit Firefox, atëherë do të ishte mirë që ta provoni verisonin e fundit. Ja lidhja për Windows 32-bit dhe ja lidhja për X64. Ja edhe versionet për Mac dhe Linux./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>