Analiza

Ja ku Windows Phone tejkalon shitjet e iPhone (Infografik)

May 4 2014
0 Shpërndarje
Ja ku Windows Phone tejkalon shitjet e iPhone (Infografik)

Win8_04_Press-578-80Dhjetorin e vitit të kaluar, në 24 shtete të botës Windows Phone e kishte tejkaluar Apple iPhone në shitje. Windows Phone pati një 2013 mjaft të mirë. Firma kërkimore Kantar e quajti Windows Phone, sistemin operativ me rritjen më të shpejtë në botë.

Sigurisht Windows Phone e filloi vitin më bazë të ulët gjë kjo që e bëri të lehtë të tregonte në fund të vitit një rritje të shpejtë. Për shembull në SHBA Windows Phone u rrit me 67 % duke treguar 5 % të pjesës së tregut të samrtfonëve.

Por çfarë e bëri Windows Phone të rritej kaq shpejt? Vitin e kaluar, Microsoft dhe Nokia u fokusuan në aftësinë e pajisjeve të parametrave të lartë të Nokia-s të kapin imazhe të cilësisë së lartë në ambiente me dritë të pakët.

Nga fundi i vitit, Microsoft solli përditësimin GDDR3 që u krijonte mundësinë prodhuesve të mateshin me pajisje Android përsa i përket specifikave. Me Windows Phone 8.1 që pritet të vijë së shpejti, 2014 mund të jetë një tjetër vit i rritjes së fuqishme të sistemit operativ. Nëse ju jeni një adhurues i Windows Phone dhe doni të mësoni gjëra të reja rreth kësaj platforme, atëherë shikoni infografikun e mëposhtëm. (PCWorld Albanian)

wp-vs-ios-infographic

Lajmet e fundit>