Analiza

Ja përse ora shënon gjithmonë 09:41 në reklamat e produkteve Apple

Nov 9 2014
0 Shpërndarje
Ja përse ora shënon gjithmonë 09:41 në reklamat e produkteve Apple

iphone-modelsNë Apple çdo gjë e ka një arsye. Dhe këtu përfshihet dhe ora që shënojnë produktet e Apple në reklama apo promocione të shumta.

Ju duhet ta keni vënë re që në çdo imazh promocional të një produkti të Apple që shihni, që ora shënon gjithmonë 09:41. Ne do t’ju tregojmë pse pikërisht vendoset kjo kohë.

Më përpara përdorej ora 09:42 dhe shpjegimi është shumë i thjeshtë, kjo është ora në të cilën Steve Jobs i prezantoi botës iPhonin e parë në vitin 2007. Pikërisht në minutën e 42-të të prezantimit ai tha: “Sot Apple do të rishpikë telefonin”, ndërkohë që në ekranin pas tij u shfaq foto e parë e iPhonit të parë.

Por e gjitha kjo ndryshoi në vitin 2010 kur u lançua iPadi i parë. Kjo gjë bëri që të paraqitej një kohë e ndryshme 09:41. Nëqoftëse kontrolloni faqen zyrtare të Apple do të shihni që në çdo produkt të saj ora e shfaqur është 09:41, si në iPhone, iPad madje dhe Mac.

Një zëdhënës i kompanisë u shpreh se është një politikë e kompanisë që çdo produkt i ri i saj të prezantohet rreth minutës se 40-të edhe pse kjo jo gjithmonë nuk është ekzaktësisht e mundur. Lançimi i iPhone-it të fundit ndodhi pikërisht në kohën 09:42. Ndaj kompania përdor gjithmonë këtë kohë në produktet e saj pasi e konsideron si një moment kyç për kompaninë. (PC World Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>