Harduer

Ja pse aparatet dixhitale janë më cilësore se kamerat e smartfonëve

Jul 30 2013
0 Shpërndarje
Ja pse aparatet dixhitale janë më cilësore se kamerat e smartfonëve

KameraTë gjithë jemi në dijeni të faktit se me zhvillimin dhe përhapjen masive të smartfonëve këta të fundit janë përdorur vazhdimisht si mjeti kryesor dhe më praktik për regjistrimin e fotove.

Për të mbrojtur kompanitë e prodhimit të aparateve dixhitale Panasonic filloi të përhapte një reklamë me moton “Në qoftë se një pajisjeje elektronike i bie zilja atëherë nuk është një kamera dixhitale”.

Për të mbështetur më tepër këtë argument është bërë edhe një analizë ku janë nxjerrë në pah cilësitë e veçanta të aparateve dixhitale që nuk disponohen nga smartfonët.

Zmadhimi OptikZmadhimi Optik – Softueri i smartfonëve nuk e lejon zmadhimin ashtu si duhet në të vërtetë por thjesht përqendrohet më tepër tek një objekt.

Është njëlloj sikur të zmadhosh një foto pasi kur e sheh në kompjuter vihet re se cilësia është shumë e dobët. Tek aparatet dixhitale nuk është aspak kështu pasi lentet e tyre përshtaten në mënyrë të tillë që të fokusohen tek objekti, por njëkohësisht të mbajnë të pandryshuar cilësinë e imazhit.

SensorëtSensorët – Rezolucioni i lartë nuk mjafton për të siguruar imazhet e cilësisë së lartë pasi këtu luan një rol shumë të rëndësishëm edhe madhësia e sensorit. Sa më i madh të jetë sensori aq më shumë dritë kapet.

Duke qenë se smartfonët kanë në ndërtimin e tyre edhe shumë pjesëza të tjera nuk ka shumë vend për vendosjen e një sensori me përmasa të mëdha prandaj cilësia e imazheve që ata mund të ofrojnë është e kufizuar.

Lentet e jashtme – për disa lloje të veçanta aparatesh dixhitale është e mundur që të montohen lente të jashtme duke krijuar kështu mundësinë e regjistrimit të fotove akoma më tepër cilësore.

Lentet e jashtme

Shpejtësia e shkrepjes – kur bëhet fjalë për kapjen e një sekuence të një objekti në lëvizje atëherë këtu mund të themi se kamerat e smartfonëve nuk ndihmojnë shumë. Në këto raste do të shërbente më së miri një aparat dixhital me shpejtësi të lartë shkrepjeje dhe me lente cilësore.

Përcaktimi manual i llojit të shkrepjes

Përcaktimi manual i llojit të shkrepjes – Në përgjithësi smartfonët ofrojnë shkrepje automatike ndërsa aparatet dixhitale mundësojnë përcaktimin manual të llojit të shkrepjes duke qenë se ofron disa tipe të ndryshme në varësi të ambientit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>