Lajmet

Ja pse duhet të ndryshoni opsionet e privatësisë pas aktivizimit të Facebook Graph Search

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Ja pse duhet të ndryshoni opsionet e privatësisë pas aktivizimit të Facebook Graph Search

Facebook Graph-Search Facebook ka lançuar sërish një shërbim të ri që, mbi të gjitha, nënkupton diçka të rëndësishme për përdoruesit: rishikim i opsionve të privatësisë, për t’u siguruar që jeta e tyre online ndahet vetëm me ata persona që duan vetë përdoruesit.

Facebook Graph Search u lejon miqve apo edhe personave të tjerë të kërkojnë shumë lehtë për gjera nga më të ndryshmet, të cilat ju i keni shpërndarë në Facebook. Ky opsion e bën më të thjeshtë shfaqjen e postimeve të vjetra, që ju mund t’i keni harruar prej kohësh.

Pra si ta mbroni veten? Ndiqni këshillat e mëposhtme nga ekspertët e fushës:

Kontrolloni opsionet automatike (default setting) lidhur me ato se çfarë shpërndani në Facebook me miqtë apo persona të tjerë.

Punoni më tepër me ndryshimin e privatësisë të çdo postimi: pra, nëse dëshironi të bëni një postim publik, ndryshojeni mënyrën e shpërndarjes vetëm për postimin në fjalë (e gjeni tek shiriti ku jeni duke shkruar postimin).

Hiqni etiketimin (tag) nga fotot (madje edhe postimet) që ju duken të papërshtatshme, qofshin ato foto tuajat apo edhe internet memes.

Mos harroni se listat janë mikeshat tuaja. Edhe pse mund të lodheni paksa në fillim për t’i krijuar, mos harroni që mund t’ju vlejnë shumë. Përmes tyre mund të personalizoni shpërndarjen e postimeve, pra, një postim te caktuar mund ta ndani vetëm me personat që gjenden në një listë apo me të gjithë miqtë përveç personave të një liste të caktuar.facebook security

Kontrolloni privatësinë e profilit. Nuk janë vetëm postimet ato që kanë opsione privatësie. Edhe të dhënat bazë si informacione kontakti, vendi ku jetoni, ku punoni, ku keni bërë shkollën etj, mund të vendosni t’i ndani me miqtë apo më gjerë.

Së fundmi, cilat mund të jenë pasojat në rastet kur nuk kujdesemi për privatësinë? Një shembull është rasti kur jeni duke kërkuar punë: shumë menaxherë apo punonjës të burimeve njerëzore kanë filluar të kërkojnë në Facebook lidhur me profilin e aplikantëve (sado që ju mund të mendoni se jeta personale është personale).

Facebook prezanton motorin e kërkimit “Graph Search” 

Një foto apo një postim i papërshtatshëm mund t’ju prishë punë në të ardhmen… (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>