Blog

Ja pse duhet teknologjia në futboll

Jun 18 2010
0 Shpërndarje
Ja pse duhet teknologjia në futboll

Realisht sa herë që e shikon at gol, vendimi i gjyqtarit për të mos pranuar golin në çfarëdo forme duket i papranushëm. Donovan krosoi topin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe Edu e futi në portën e Sllovenisë me lehtësi.

Kjo ishte ajo që ndodhi. Nuk pati pozitë jashtë loje dhe nuk pati ndërhyrje të palejueshme përveç se asaj që të gjithë pamë në ekrane, ku Sllovenët kapën secilin lojtarë Amerikan për trupi. Me fjalë të tjera, gjyqtari mori një vendim tërësisht të gabuar dhe i mori tre pikë ekipit Amerikan.

Në futbollin amerikan (rugby), një vendim i gabuar do të zgjidhej me rishikim të materialit për së paku 10 sekonda pamje nga loja. Teknikë shumë e thjeshtë. E kjo është ajo që ka nevojë futbolli: teknologji.

Të fillojmë me numrin e kamerave për të incizuar lojën nga secili kënd në kohë reale, dhe me një grup gjyqtarësh në pjesët anësore që përmirësojnë çfarëdo gabimi trashanik kur bëhet nga gjyqtari kryesor.

Përveç kësaj teknologjia mund të ndihmojë edhe në eleminimin e gabimeve të gjyqtarëve për vendimin e pozitës jashtë loje. Zyrtarët duhet të inkorporojnë mirkoçipa në mbathjet  e lojtarëve dhe në top. Nuk ka nevojë për GPS. Kjo mund të funksionojë në formë lokale, me një kompjuterë që gjen pozitën e lojtarit dhe topit duke përdorur pranues rreth fushës së luajtjes. Nuk jemi duke kërkuar teknologji fantastiko-shkencore. Kjo që u tha mund të bëhet me lehtësi dhe nuk kushton shumë për një sport që krijon të hyra më shumë se cilido sport në planetin tonë.

Dhe një teknologji si kjo, plus kamerat e shumta, do të eliminonin shumicën e problmeve dhe do të eliminonin edhe ndërprerjet e shumta në lojë. Por pse nuk veprojnë kështu? Disa thonë se nëse ky sport bëhet i përkryer, largohet fuqia nga gjyqtarët dhe federatat e futbollit. E disa thonë se largon shijen embël të sportit. E ka edhe të tjerë që thonë se do të ndal tërësisht lojën.

Të gjitha arsyet janë të kota, pëveç kësaj të fundit që thotë se ndalet loja tërësisht. Loja ndalet çdo herë kur gjyqtari i bie pipit, por ndalesat zgjaten edhe më shumë kur ka një ndërhyrje të diskutueshme, një penalti, gol apo pozitë jashtëloje. Në këto raste diskutimet mes gjyqtarit dhe lojtarëve mund të zgjasin me minuta të tërë (dhe madje shkaktohet edhe rritje adrenaline e frustrim, gjë që mund të ketë pasoja negative në fushë).

Rezultatet padyshim që janë, loja jo fer, dhunë për shkak të frustrimit të lojtarëve dhe adhurues të egërsuar apo të mërzitur.

Ka ardhur koha që FIFA të fus teknologjinë në dobi të sportit dhe të ulet pushteti i gjyqtarëve që me vendime të pashqyrtuara mirë po dëmtojnë futbollin.

Lajmet e fundit>