Analiza

Ja pse Facebook-u i ka inat njerëzit e moshuar

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
Ja pse Facebook-u i ka inat njerëzit e moshuar

Urime për ditëlindjen tuaj të 100-të! Edhe pse keni përjetuar momente të rëndësishme të historisë njerëzore, si Depresioni i Madh, Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, njeriun e parë në Hënë etj, dijeni që Facebook-ut nuk i intereson fare.

Madje, rrjeti social ndalon së numëruari vitet në moshën 99 vjeç. Ku është respekti zoti Zuckerberg?

Ky konstatim u bë nga një stacion lajmesh në Detroit, i cili vuri në dukje se Facebook-u i një zonje me emrin Marguerite Johnson, që kishte mbushur së fundmi 104 vjeç, kishte ngelur tek mosha 99 vjeç.

Të paktën për moshën duhet të kishte pak më shumë respekt nga ana e Facebook-ut. Nuk ndodh çdo ditë që një njeri kaq i moshuar të ketë profil në Facebook.

Mbesa e Marguerite, e cila merret edhe me organizimin e profilit të saj në Facebook, u shpreh se sa herë që përpiqet të vendosë vitin e saktë të lindjes, Facebook-u i nxjerr një mesazh gabimi.

Por ky “problem” nuk i shfaqet vetëm asaj; mund ta provoni edhe vetë duke ndryshuar vitin tuaj të lindjes dhe do të shihni se do të merrni të njëjtin mesazh. Së fundmi, një nga zëdhënësit e Facebook-ut është shprehur se po punojnë për ta rregulluar këtë “gabim”. (PCWorld Albanian)

facebook old

Lajmet e fundit>