Lajmet

Ja pse Google duhet të kopjojë Microsoft-in në përditësimet e sigurisë në Android

Jul 16 2013
0 Shpërndarje
Ja pse Google duhet të kopjojë Microsoft-in në përditësimet e sigurisë në Android

Është e vërtetë që Google i rregullon shumë shpejt problemet e sigurisë së Android-it, por kompanitë telefonike apo prodhuesit e smartfonëve tregohen tepër të ngadaltë për t’i implmentuar ato.

A mos ka ardhur koha që edhe Google të kopjojë modelin e Windows-it për sigurinë?

Kur vjen puna tek siguria, Android ngjason shumë me Windows-in në vitet ’90-të dhe fillimin e viteve 2000: një rrëmujë e vërtetë! Pavarësisht kësaj, Microsoft-i ia doli të krijonte një model mjaft efektiv lidhur me sigurinë e sistemit operativ: Arnimi i së martës. Duke filluar nga Windows 98, Microsoft-i lançon përditësime periodike çdo të martë për përdoruesit, pra, në mënyrë direkte. Ndoshta ka ardhur koha që edhe Google ta bëjë këtë gjë.

Google bën punë mjaft të mirë me rregullimin e dobësive të sigurisë në Android. Për shembull, dobësia Bluebox u rregullua vetëm tre ditë pasi ishte bërë publike. Ky është lajm shumë i mirë, por problemi qëndron se prodhuesit e smartfonëve Android dhe kompanitë telefonike e kanë lançuar këtë rregullim vetëm për disa lloje telefonësh dhe për asnjë nga tabletët.

Kjo është diçka e papranueshme!

Sigurisht, ju mund të bëni maksimumin tuaj duke evituar programe që mund t’ju duken të rrezikshme, por kjo nuk është e vetmja zgjidhje. Një shqetësim i vazhdueshëm janë dobësitë që gjenden brenda sistemit operativ, për të cilat ju nuk keni çfarë të bëni.

Me pak fjalë, Google duhet të forcojë sigurinë e Android-it. Edhe pse kompania ka lançuar disa karakteristika të avancuara sigurie si Address Space Layout Randomization (ASLR) dhe Data Execution Prevention (DEP) në Android 4.1, Jelly Bean, ato nuk ju mbrojnë totalisht nga gjithë malware-t.

Nga ana tjetër, vetëm 38% e përdoruesve përdorin versione 4.1 e lart. Mbi 60% e përdoruesve kanë versione më të vjetra, me më tepër dobësi. Për më tepër, ashtu si me Windows-in, ka gjithmonë dobësi të tjera që gjenden çdo ditë edhe në versionet më të fundit të Android-it.

Siguria është një betejë që nuk ka fund. Fakti që Microsoft-i ka një strategji mjaft të mirë për Windows-in, nuk do të thotë se ajo është perfekte. Për shembull, për çdo rregullim që bëhet të martën, mund të gjendet një tjetër të mërkurën – megjithatë, ajo që ka rëndësi është fakti se pjesa më e madhe e malware-ve janë adresuar dhe lloji i ndryshëm i kompjuterit që mund të ketë një përdorues nuk është kufizim për të marrë përditësimet e fundit.

Prandaj edhe Google duhet të aplikojë të njëjtën strategji. Ashtu siç lançon Microsoft-i rregullime për të gjithë sistemet që supoeron, nga Windows XP e deri tek Windows 8.1, të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Google për versionet të paktën nga Android 2.1 Eclair, i cili ka ende 1.4% të tregut, e deri tek më i përdoruri Android 4.1 e më lart. Ashtu siç Microsoft-i nuk varet nga prodhuesit e kompjuterëve, ashtu nuk duhet të varet as Google nga ata.

Google duhet të bisedojë me prodhuesit e telefonëve Android dhe t’u sqarojë atyre se, duke qenë se ata nuk munden apo nuk arrijë dot të shpërndajnë rregullimet e sigurisë, atëhere atë gjë do ta bëjnë vete ata. Microsoft e arriti këtë gjë me Acer, Asus, dhe gjithë prodhuesit e tjerë të PC-ve, prandaj edhe

Google duhet të bëjë po të njëjtën gjë me HTC, Samsung, dhe gjithë prodhuesit e smartfonëve dhe tabletëve. (PCWorld Albanian)

android-security

Lajmet e fundit>