Harduer

Ja pse HTC One 2014 do të ketë dy kamera

Mar 12 2014
0 Shpërndarje
Ja pse HTC One 2014 do të ketë dy kamera

htc one 2014Eksperimentet e HTC-së me kamerat e smartfonëve të saj janë bërë në linjën One dhe smartfoni i ri HTC One 2014 do të ketë dy kamera, por akoma nuk e dimë përse. Ne kemi një imazh të broshurave të Telstra (kompania Australiane) duke dhënë detaje rreth veçorive të smartfonit dhe duke konfirmuar atë që ne e quajmë “krejtësisht të re”.

E ashtuquajtura Dual Camera (Kamera duale ose dyfishtë) do ti japë mundësi përdoruesit të zgjedhi mes pikave të fokusit për të krijuar efektin “Bokeh”. Kamera po ashtu do të aktivizojë efektet 3D. Mesa duket fjala “efekte” do të thotë më shumë sesa thjesht imazhe dhe video 3D.

Fokusi i rregullueshëm nga përdoruesit është bërë shumë popullor që kur Nokia lëshoi aplikacionin Refocus dhe të gjithë smartfonët më të mirë e kanë atë si – Galaxy S5, Xperia Z2 dhe LG G Pro 2. Gjithsesi me dy kamera të instaluara, HTC One 2014 nuk do të ketë nevojë të bëjë disa foto njëherazi dhe mund të presim rezultate më të mira.

HTC edhe më parë e ka pasur kamerën e dyfishtë (duale), me mundësi për kapjen e imazheve 3D në HTC Evo 3D, por ajo nuk funksionoi siç ishte parashikuar. Mbetet për të parë nëse këtë rrallë gjërat do të shkojnë mirë, plus ne nuk kemi asnjë detaj rreth rezolucionit të kamerës, stabilizimit optik, rezolucionit të videos dhe më tepër. LED i dyfishtë dhe kamera duale tashmë është diçka e fiksuar në këtë smartfon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>