Harduer

Ja pse iPhone 5S mund të zhgënjejë përdoruesit

Sep 11 2013
0 Shpërndarje
Ja pse iPhone 5S mund të zhgënjejë përdoruesit

Përmasat e ekranit – Versioni i ri i iPhone po ofrohet këtë herë për përdoruesit me të njëjtat përmasa të ekranit si versioni i mëparshëm, ndërkohë që preferencat e përdoruesve kohët e fundit kanë treguar se janë drejt smartonëve më të mëdhenj ose iPhablet.

Proçesori – Apple këtë herë po sjell për përdoruesit një procesor shumë të shpejtë, por në fund të fundit bëhet fjalë thjesht për një smartfon dhe performanca e tyre deri tani përsa i përket shpejtësisë është e kënaqshme. Një procesor më i shpejtë do të ndihmonte përdoruesin vetëm në raste lojërash ose aplikacionesh të veçanta dhe fatkeqësisht ndikon negativisht në jetëgjatësinë e baterisë.

Bateria – Një prej shqetësimeve të vazhdueshme të përdoruesve ka qenë jetëgjatësia e baterisë. Të gjithë do të donin një bateri më rezistente krahasuar me një procesor më të shpejtë.

Memoria – Do të ishte mirë që smartfonët të ofroheshin për përdoruesit me më tepër hapësirë memorie të disponueshme pasi këto kompjutera të vegjël xhepi përdoren për ruajtjen e shumë aplikacioneve, lojërave, këngëve apo videove. Apple asnjëherë nuk e ka parë të arsyeshme të kalojë limitin prej 64GB.

Pak inovacion – I vetmi parametër që do të tërheqë më tepër vëmendje ose do të konsiderohet inovativ do të jetë Touch ID, por kjo është shumë pak pasi përdoruesit gjithnjë janë mësuar të befasohen nga Apple. (PCWorld Albanian)

iPhone 5S

Lajmet e fundit>