Analiza

Ja pse Linux Desktop nuk është shumë popullor

Sep 29 2013
0 Shpërndarje
Ja pse Linux Desktop nuk është shumë popullor

A keni pyetur ndonjëherë veten se pse Linux Desktop nuk është i përhapur në masën e rivalëve të tjerë si Windows apo Mac?

Ja se cilat disa prej arsyeve:

– Linux është pa pagesë dhe open-source

Kjo do të thotë se ky sistem nuk suportohet nga ndonjë biznes që mund të investojë për promovimin e tij.

– Mungesë suporti për driver-a

Duke qenë se nuk është shumë popullor është e qartë që prodhuesit nuk do të përqëndrohen në prodhimin e harduerëve suportues të këtij sistemi. Një pjesë e mirë e driver-ave janë të koduar vetëm për Windows dhe Mac duke përjashtuar kështu Linux sidomos kur bëhet fjalë për harduerët e lojërave.

– Ndërfaqe jo shumë e këndshme për përdoruesin

Versione të tillë si Ubuntu kanë arritur të kenë një ndërfaqe më të këndshme megjithatë ende nuk janë në nivelin e duhur.

– Oportunitete të pakta softuerësh

Në qoftë se dikush instalon Linux në sistemin Windows menjëherë pyet nëse softuerët që ka në këtë sistem mund të përdoren dhe në Windows. Për disa programe ekzistojnë versione alternative, megjitatë do të ishte e nevojshme që përdoruesi t’i futej punës për adaptimin e shumë programeve.

– Komunitetet e Linux nuk ofrojnë ndihmë për këdo

Ekzistojnë shumë komunitete për Linux që ofrojnë ndihmë për përdoruesit e rinj, por përsëri këta të fundit e kanë të vështirë të përshtaten me terminalin. (PCWorld Albanian)

Linux

Lajmet e fundit>