Analiza

Ja pse mobile dhe cloud do të formojnë një të vetme: Mobile Cloud

Nov 28 2013
0 Shpërndarje
Ja pse mobile dhe cloud do të formojnë një të vetme: Mobile Cloud

Gjithçka po kthehet në mobile kohët e fundit. Gartner vlerëson se shitjet e PC-ve do të përbëjnë vetëm 13% të atyre të pajisjeve në vitin 2013 – dhe një pjesë e PC-ve janë në fakt notebook-ët.

Sa më shumë që u besojmë pajisjeve të vogla mobile për të kryer punë, aq më shumë varemi nga hapësirat në cloud për të zgjeruar funksionalitetet e pajisjeve. Kjo është arsyeja kryesore pse mobile dhe cloud do të shndërrohen në: mobile cloud.

Mobile cloud do të jetë një prej top trendeve teknologjike në vitin 2014. Pajisjet mobile janë të kufizuara në aspektin e hapësirës së kujtesës që ofrojnë, në fuqinë përpunuese dhe në jetëgjatësinë e baterisë. Por, duke u kombinuar me cloud computing, përpunimi i të dhënave dhe hapësira mund të ndodhin edhe jashtë pajisjeve mobile.

Hapësira e kujtesës është një prej kufizimeve kryesore të pajisjeve mobile. Smartfonët kanë përgjithësisht 8 GB hapësirë të lirë ose 16 GB, ndërsa tabletët 32 GB apo deri në 128 GB. Ultrabook-ët si dhe shumë notebook PC po largohen nga hard drive-t e zakonshme duke synuar solid state drives (SSD), të cilat janë zakonisht 128 GB ose 256 GB.

Ndërkohë, cloud-i nga ana tjetër, ofron virtualisht hapësirë pa kufi. S’ka rëndësi nëse përdorni Box, Dropbox, SkyDrive, apo Google Drive: mund të blini gigabajte apo terabajte pa kufi, të cilat mund t’i aksesoni nga telefoni juaj nëse keni internet.

Dy janë përfitimet kryesore të përdorimit të cloud-it në një pajisje mobile. Së pari, siç e përmendem edhe më lart, mund të ruani dhe të aksesoni shumë të dhëna, më shumë sesa mund të mbajë pajisje juaj.

Dhe së dyti, edhe në qoftë se e humbisni apo jua vjedhin pajisjen tuaj, të dhënat janë të sigurta dhe mund t’i aksesoni sërish. (PCWorld Albanian)

smartphones-world-100027599-gallery

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>