Lajmet

Ja pse rrjetet “mesh” mund të ndryshojnë mënyrën se si e aksesojmë internetin

May 4 2014
0 Shpërndarje
Ja pse rrjetet “mesh” mund të ndryshojnë mënyrën se si e aksesojmë internetin

networktopology-fullyconnectedNë ditët e sotme, në qoftë se dëshironi të keni akses ndaj internetit atëherë do të duhet të lidheni me ndonjë prej ofrueseve të shërbimit të internetit (ISP).

Por a e keni menduar ndonjëherë se si do të ishte sikur të mund të aksesonit internetin duke u lidhur në një rrjet kompjuterësh që ndodhet pranë jush? Pikërisht kjo është ideja e rrjetit “mesh”, një teknologji interesante e cila mund të përhapet akoma më tepër falë përfshirjes së tij në iOS 7.

Çdo pajisje e përfshirë në rrjetin “mesh” shndërrohet në nyje nëpërmjet të cilave mundësohet trafiku i internetit. Në qoftë se një person del nga rrjeti, kjo gjë nuk do të shkaktojë probleme. Teorikisht, mjafton që vetëm një person i rrjetit “mesh” të jetë i lidhur në internet dhe çdokush mund të ketë akses ndaj internetit. Në qoftë se disa persona njëkohësisht kanë akses ndaj internetit atëherë nuk ka rëndësi se çfarë ISP-je ata përdorin.

Rrjetet “mesh” mund të ndryshojnë mënyrën se si përdoruesit aksesojnë internetin. Pavarësisht se kjo teknologji është në fillesat e veta, aktualisht janë lançuar tre projekte të rëndësishme në mbështetje të saj. Bëhet fjalë për projektin Serval në Australi, Open Mesh në Egjipt dhe Commotion Wireless të Institutit të Teknologjisë së Hapur. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>