Analiza

Ja pse të gjitha kompanitë e mëdha të IT-së i frikësohen Samsung-ut

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Ja pse të gjitha kompanitë e mëdha të IT-së i frikësohen Samsung-ut

SamsungNjë nga arsyet për të cilat Google i dha më shumë se 12 miliardë dollarë për Motorola ishte që të mbrohej nga Samsung-u i cili po bëhet një kërcënim i madh madje edhe për partnerët e vet.

Samsung-u momentalisht është kompania më e madhe mobile në botë e cila udhëheq në tregun e smartfonëve, ndërsa modeli i tyre Galaxy S3 para disa dite u shpall smartfoni më i mirë në botë dhe për të dytin vit me rradhë e la prapa konkurrentin e tij më të madh, iPhone-in e Apple.

Kjo kompani suksesin e madh e arriti me telefonët të cilët punojnë në sitemin operativ mobil Android – që e bën këtë kompani partnerin më të madh të Google-s, mirëpo duket se kompania Google aspak nuk është e kënaqur me dominimin e Samsung-ut në treg, kështu që partneri i tyre më i madh po bëhet konkurrent dhe kërcënim në tregun mobil.

Siç raportojnë nga Venture Beat, Google është në frikë nga rritja e dominimit të Samsung-ut i cili do të mund të kërkonte pjesë më të madhe nga reklamat mobile të cilat shfaqen në telefona gjatë kërkimit. Google ndan fitimin nga reklamat mobile me partnerët e vet dhe Samsung-u deri më tani ka marrë rreth 10% nga ky fitim, ndërsa duke pasur parasysh se kjo kompani mban rreth 40% të tregut Android, së shpejti mund të kërkojë pjesë më të madhe të fitimit nga reklamat.

Megjithatë, edhe pse në Google janë të frikësuar nga dominimi i madh i Samsung-ut në mesin e telefonëve të cilët punojnë në Android, do të ishte problem edhe më i madh nëse Samsung-u do të kthehej nga një sistem tjetër operativ mobil. Kompania jug-koreane tashmë ka lajmëruar telefonët e parë që do të punojnë me sistemin operativ Tizen (me të cilin kryesisht do të bëjnë smartfonë të lirë), ndërsa po bashkëpunojnë edhe me Microsoft-in në zhvillimin e telefonit Windows Phone, gjë kjo që u jep atyre një fleksibilitet të theksuar në krahasim me konkurrentët (edhe Google) sepse megjithatë nuk varen vetëm nga një sistem operativ.

google motorolaNë një takim në Google gjatë vitit të kaluar Andy Rubin tha se Google ka blerë Motorola-n si një sigurim në rast se ndonjë nga partnerët e vet (si Samsung) bëhen “shumë të mëdhenjë” dhe kërcënim për vet Google-n, kështu që për këtë blerje ndanë më shumë se 12 miliardë dollarë. Megjithë blerjen e Motorola-s, Google vazhdoi me zhvillimin e telefonëve Nexus në bashkëpunim me partnerët si LG dhe Samsung, por mesa duket tashmë një kohë Google po zhvillon telefonin e vet të parë i cili në treg do të konkurrojë me iPhone-in, por edhe me modelet Galaxy S të Samsung.

Duket se Samsung-u tashmë po pregatit më të keqen për konkurrentët. Kështu në faqen BGR.com thanë se sot “çdo kompani e madhe IT do të duhej ti frikësohej Samsung-ut”. Hapi i ardhshëm në pushtimin e mëtejmë të tregut nga Samsung-u duket të jenë përpdoruesit e biznesit, kështu që kjo kompani ka prezantuar opsionin e ri të projektuar për telefonat e tyre Galaxy të quajtur Knox.

Google mund të paguajë 1 miliard $ Apple për të mbetur motori i përzgjedhur i kërkimit në iOS

Përmes këtij opsioni përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin të njëjtin telefon si “pajisje biznesore e mbrojtur” – i cili do të jetë nën vëzhgimin e departamentit të IT-së së kompanisë i cili do të menaxhojë me aplikacionet e instaluara dhe opsionet e sigurisë, por do të mund edhe të përdoret si telefon privat klasik në të cilin do të kenë aplikacionet të cilat i dëshirojnë, të luajnë lojëra etj., dhe në këto opsione private do të kenë qasje vetëm pronarët e telefonëve.

Mahnitëse: Apple ka mbi 137 miliardë dollarë kesh!

Edhe pse në treg egzistojnë zgjidhje të ngjashme (më parë edhe BlackBerry prezantoi BlackBerry Balance), Samsung-u megjithatë momentalisht është më dominues në tregun ku ky opsion i ri (do të jetë në disponim për Galaxy S3 dhe Note 2) do të duhej të ndihmonte më shumë në rritjen e tregut dhe përparësinë ndaj konkurrentëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>