Analiza

Ja pse uebi ka nevojë për ekrane vertikale dhe jo ekrane të gjera

Mar 29 2014
0 Shpërndarje
Ja pse uebi ka nevojë për ekrane vertikale dhe jo ekrane të gjera

HP_Monitor-1E dini që, që në momentin që u masivizuan ekranet e gjera një pjesë e njerëzve kanë filluar t’i kthejnë ato në 90 gradë për të marrë ekrane vertikale? Arsyeja është e thjeshtë: një ekran i tillë përfshin më tepër informacion kur vjen puna tek shfletuesit e internetit. Prej kohësh, interneti i jep më tepër prioritet ekraneve vertikale. Kujtoni smartfonët. Në pjesën më të madhe të rasteve që navigoni në ueb, apo kur hapni aplikacione si Facebook-u, e keni më për mbarë ta mbani ekranin për së gjati dhe jo për së gjeri.

Kështu mund të kaloni më shpejt informacionet dhe t’u hidhni një sy një sasie më të madhe materialesh. Por, uebi nuk është i vetmi vend ku ekranet vertikale mund t’ju hyjnë më tepër në punë. Për të lexuar dhe shkruar mund të përdorni sërish ekranet vertikale në mënyrë që të shihni sa më tepër tekst. Kështu keni mundësi të lini edhe një hapësirë për shënime në fund të faqes.

Nga ana tjetër, një ekran vertikal kufizon numrin e programeve apo edhe tabeve që mund të hapni në një shfletues. Duke qenë se shumica e njerëzve nuk janë fort produktivë në bërjen e shumë gjërave në të njëjtën kohë, kjo është një mundësi e mirë për të evituar hapjen e shumë programeve njëkohësisht dhe reduktimin e shpërqendrimit në punë.

E së fundmi, nëse e ktheni ekranin vertikalisht në punë, ndoshta shumica e njerëzve do të çuditen dhe do të vijnë t’ju pyesin se përse e keni bërë këtë gjë. Kështu do të ndiheni më në qendër të vëmendjes dhe do të keni mundësi t’u tregoni atyre diçka të re dhe tepër të dobishme në shumë situata. (PCWorld Albanian)

Screen-Shot-2014-03-13-at-12.41.06-PM

Lajmet e fundit>