Analiza

Ja sa faqe do të duheshin për të printuar Wikipedia-n

Apr 1 2014
0 Shpërndarje
Ja sa faqe do të duheshin për të printuar Wikipedia-n

britannicaPara 20 vitesh, familje të ndryshme në Amerikë dispononin në shtëpitë e tyre të paktën një ose dy rafte me sete enciklopedish. Bëhej fjalë për 30 ose akoma më tepër volume të cilat kushtonin qindra dollarë dhe përdoreshin kryesisht nga të rriturit e familjes ose nga fëmijët, të cilëve ju duheshin informacione të ndryshme për të përgatitur raportet e shkollës.

Ndërsa në ditët e sotme, shumica e familjeve disponojnë pajisje që kanë akses ndaj internetit dhe kërkimi i informacionit është shumë më i lehtë se dikur. Në qoftë se vite më parë për të gjetur përgjigjen e një pyetje do të duhej kohë për të shfletuar librat, aktualisht mjafton thjesht formulimi i një fjalie të thjeshtë në motorët e kërkimit si Google apo në enciklopedinë botërore Wikipedia.

Por në qoftë se Wikipedia do të printohej, sa faqe do të nevojiteshin? Përgjigja e kësaj pyetje është publikuar së fundmi nga agjencia e lajmeve NPR dhe mesa duket rezultati është i pabesueshëm. Sipas raportimit, për të printuar Wikipedia-n do të duheshin plot 1 milion faqe. Kjo shifër është siguruar nga një sipërmarrje inovative në Gjermani e quajtur Pedia Press, e cila po përpiqet të grumbullojë para për të printuar këtë enciklopedi.

Këto 1 milion faqe do të organizohen në 1000 volume me nga 1200 faqe secili. Për krahasim po përmendim se edicioni i printuar i enciklopedisë Britannica përbëhet nga 32 640 faqe të organizuara në 32 volume. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>