Lajmet

Ja se çfarë dëshirojnë të shkarkojnë nga torrentët punonjësit e FBI-së

Mar 2 2013
0 Shpërndarje
Ja se çfarë dëshirojnë të shkarkojnë nga torrentët punonjësit e FBI-së

FBIPirateria është futur në të gjitha poret e shoqërisë, madje edhe atyre të cilët luftojnë kundër këtij fenomeni.

Kështu TorrentFreak, faqe anonime e cila merret me publikimin e të dhënave në lidhje me piraterinë erdhi deri te informacioni se çfarë është shkarkuar më së shumti nga IP adresët që i përkasin agjencisë amerikane FBI.

Kjo faqe erdhi deri te një zbulim interesant se në FBI, sikurse në gati çdo shtëpi, së pari shkarkohen serialet televizive dhe filmat.

Natyrisht, ana tjetër e kësaj historie është edhe ajo se është shumë e mundur që FBI në këtë mënyrë mbledh të dhëna për të tjerët të cilët shkarkojnë torrent të caktuar.

Më poshtë mund të shihni fotografinë të cilën e ka publikuar kjo faqe dhe ku shihet se çfarë kanë shkarkuar punonjësit e FBI-së. (PCWorld Albanian)

FBI torrent

Lajmet e fundit>