Lajmet

Ja se çfarë ka nevojë të ndreqë Facebook

Jul 17 2013
0 Shpërndarje
Ja se çfarë ka nevojë të ndreqë Facebook

Facebook është rrjeti social më i përdorur në ditët e sotme që do të thotë se avantazhet e tij janë të shumta, megjithatë nuk mund të pretendojmë se është perfekt. Sigurisht shumë përdorues kanë pakënaqësi të ndryshme në lidhje me disa opsione të caktuara. Më poshtë po prezantojmë disa prej problemeve më kryesore.

Kërkesat e vazhdueshme për lojëra

Shpesh marrim ftesa për lojëra të ndryshme, por edhe pse vazhdimisht mund të mos i pranojmë përsëri këto kërkesa janë të pafundme. Në qoftë se e shmangim një lojë disa herë radhazi kjo do të thotë që nuk dëshirojmë të luajmë me atë lojë prandaj nuk është e nevojshme që të marrim të njëjtën kërkesë edhe më vonë. Në këtë rast do të ishte e këshillueshme që Facebook të bllokonte automatikisht dërgimin e ftesave për loje një personi që është përgjigjur vazhdimisht “nuk dua të luaj”.

A përdoren më shënimet (Notes)?

Kohët e fundit shënimet ku njerëzit shprehin mendimet ose ndjenjat e tyre përdoren shumë më pak. Ndoshta do të ishte më mirë që Facebook të krijonte një mjet të ri blogu që suporton media të ndryshme. Kjo do të ishte më tepër efektive pasi askujt nuk i pëlqen të lexojë shënimet e gjata sa një roman të shoqëruara me foto, në fund të fundit nuk është as shumë estetike.

Fshirja e aplikacioneve

Tashmë dihet se vetë Facebook ka interes në përdorimin masiv të aplikacioneve, por në rast se mërzitesh me to dhe nuk ke dëshirë t’i përdorësh në vazhdimësi duhet pasur parasysh se procesi i fshirjes është me të vërtetë i lodhshëm. Opsioni aktual lejon vetëm fshirjen një nga një të aplikacioneve gjë që acaron përdoruesit në rast se bëhet fjalë për një numër të madh aplikacionesh. Do të ishte mirë që të ekzistonte opsioni për të fshirë disa aplikacione njëherësh. (PCWorld Albanian)

facebook error

Lajmet e fundit>