Analiza

Ja se çfarë të keni parasysh para se të dizajnoni një aplikacion me përdorim global

Dec 11 2013
0 Shpërndarje
Ja se çfarë të keni parasysh para se të dizajnoni një aplikacion me përdorim global

international-flags-786x305Dizajnimi i aplikacioneve kërkon shumë kreativitet, planifikim dhe punë intensive. Gjithsesi, gjërat bëhen më të vështira kur po krijoni për një audiencë të gjerë ose globale.

Në këtë artikull janë përmbledhur disa këshilla të dhëna nga zhvilluesit që kanë ndërtuar disa prej aplikacioneve më interesante dhe më të përdorura në të gjithë botën.

Bëjeni: Mendoni globalisht, veproni lokalisht

Vlera e aplikacionit duhet të jetë e njëjtë në të gjitha tregjet. Megjithatë, aplikacionin duhet ta përshtatni për audiencën lokale. Kjo është një nga mënyrat më të mira se si të fitoni vëmendjen e konsumatorit.

Mos e bëni: Të ekzekutoni strategjinë tuaj nga distanca

Tashmë është bërë e udhës që kompanitë të ndërtojnë një strukturë ku të komunikojnë me zyrat përmes internetit dhe japin urdhra dhe vendime jo në vendin ku do të lançojnë aplikacionin. Analistët theksojnë se për të patur sukses në tregjet globale duhet të jesh i përgatitur për të lëvizur.

Bëjeni: Vlerësoni realizueshmërinë e lançimit në një treg të ri

Lokalizimi dhe marketingu i aplikacioneve në tregje të reja mund të jetë i kushtueshëm dhe mund të kërkojë shumë burime, sugjerohet që më parë të bëni një kërkim të detajuar mbi mundësitë që ju parashtrohen në lidhje me zgjerimin që keni menduar të kryeni.

Mos e bëni: Të mos merrni parasysh nuancat kulturore

Mos bëni gabimin të supozoni se të gjitha tregjet dhe të gjitha gjuhët janë njësoj në aspektin kulturor. Faktikisht, në realitet, ato mund të kenë shumë ndryshime nga njëra-tjetra. Për shembull, diçka që britanikëve mund t’iu duket e drejtpërdrejtë, amerikanëve mund t’u vijë si sarkazëm apo si diçka bajate. Me pak fjalë, duhet t’i kushtoni rëndësi kulturës së vendit ku do të lançoni. Thjesht kujtoni se sa ofenduese mund të jetë në disa vende sinjali i gishtit të madh që në shumë të tjera simbolizon thjesht “OK.”

Bëjeni: Përfshini përmbajtje të vërtetë sa më shpejt të jetë e mundur

Gjatë kohës që jeni duke testuar, duhet të jeni në kontakt me përmbajtje reale. Ja se çfarë u ka ndodhur disa zhvilluesve, të cilët po ndërtonin një aplikacion për një kompani bastesh. Pasi e kishin krijuar aplikacionin për ndeshjet angleze, kompania u tha se donte të shtonte dhe ato gjermane dhe greke. Shumë prej tyre përmbanin karaktere që nuk suportoheshin nga lloji i shkrimit që ata kishin zgjedhur (si për shembull FSV Glückauf Brieske-Senftenberg).

Mos e bëni: T’i jepni pak rëndësi gjuhës vizuale

Vetëm sepse mendoni që një buton i caktuar nënkupton një veprim të dukshëm për ju (për shembull, butoni “X” për fshirjen), nuk do të thotë se nënkupton të njëjtën gjë edhe në vende të tjera.

Bëjeni: Kontroll të dyfishtë mbi adaptimin e sistemit operativ

Sigurohuni që audienca që shenjëstroni e përdor vërtet sistemin operativ ku po e ndërtoni aplikacionin. Nëse targetoni SHBA-në, iOS-i është sistemi i parë për të cilin duhet të zhvilloni. Në vendet aziatike, dominon Android-i. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>