Analiza

Ja se cila është video e parë e ngarkuar në YouTube 10 vite më parë

Apr 24 2015
0 Shpërndarje
Ja se cila është video e parë e ngarkuar në YouTube 10 vite më parë

FirstYouTubevideoDuke marrë parasysh numrin e pafundëm të videove që ekzistojnë sot në YouTube, është e vështirë të besosh se e gjitha kjo filloi vetëm para 10 vitesh.

Për më tepër themelet e këtij shërbimi kaq popullor në ditët e sotme u hodhën nga një video e një djali i cili ishte duke parë elefantë në kopshtin zoologjik. Video e parë e shpërndarë në YouTube u titullua ‘Me at the zoo’(Unë në kopështin zoologjik).

Nëse YouTube do të lançohej sot, atëherë me siguri do të përzgjidhje një video që bie në sy dhe në një fare mënyre përshkruan konceptin e përgjithshëm të YouTube, por dhe interneti ishte në hapat e tij të parë në vitin 2005 kështu që nuk mund të bëhej më tepër se aq.

Në videon e parë shfaqet një djalë i cili duke treguar elefantët në kopshtin zoologjik thotë dy-tre fjali të shkurtra përshkruese përsa i përket elefantëve. Sot, pas 10 vitesh nga lançimi sigurisht që mund thuhet shumë më shumë se aq për YouTube. Video është e kualitet 240 piksel dhe në të vërtetë i përket njërit nga themeluesve të YouTube, Jawed Karim. Dhe pse nuk ka ndonjë përmbajtje interesante, ajo do të mbahet mend gjatë pasi ka lënë gjumë në historinë e YouTube. (PC World Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>