Lajmet

Ja se ç’ndodhë për një minutë në Internet!

May 18 2012
0 Shpërndarje
Ja se ç’ndodhë për një minutë në Internet!

Po e nisim fillimisht me Google. Çdo minutë, njerëzit përreth botës shkruajnë në këtë makinë kërkimi 2 milionë kërkime.

Çdo minutë në YouTube vendosen 30 deri 60 orë materiale të reja, kurse videot në këtë shërbim shikohen mesatarisht 1,3 milion herë. Facebook ka gjashtë milionë klikime ku prej tyre janë 277.000 kyçje në minutë. Çdo minutë Twitter është më i pasur për së paku 320 shfrytëzues të ri dhe 100.000 cicërima të reja.

204 milionë email porosi dërgohen gjatë një minuti përmes Internetit, 135 pajisje infektohen me ndonjë lloj virusi malinj (malware) dhe ndodhin rreth 20 vjedhje identiteti.

Sot numri i pajisjeve që përdorin Internet është i njëjtë me numrin e njerëzve, pra 7 miliardë sosh. Deri në vitin 2015, parashikohet se numri i këtyre pajisjeve të dyfishohet.

Deri në vitin 2015 do të na duhen plotë pesë vjet që të shikojmë të gjithë video materialin që dërgohet përmes Internetit në vetëm një sekondë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>