Ja se si

Ja se përse nuk duhet të bëni backup të dhënat në një HDD të brendshme

Mar 12 2013
0 Shpërndarje
Ja se përse nuk duhet të bëni backup të dhënat në një HDD të brendshme

Backup-et në hard drive të brendshme shërbejnë më tepër në rastet kur ju duhet të kryeni një backup të menjëhershëm.

Nëse hard drive juaj kryesor bllokohet, ai i brendshmi do t’ju hyjë në punë. Por, rasti kur hard drive juaj kryesor bllokohet është vetëm një nga problemet e mundshme që mund t’i ndodhë kompjuterit tuaj.

Në të gjitha rastet e tjera, backup-i i brendshëm është i pasigurt dhe i padobishëm. Për shembull, supozojmë se u keni bërë backup të dhënave tuaja në një hard drive të brendshëm dhe dikush ju vjedh kompjuterin. Ose ndodh që humbisni hard drive-n dhe backup-in për shkak të një zjarri, përmbytjejeve apo problemeve elektrike.

Por, përveç këtyre rasteve, ka edhe disa të tjera po aq të rrezikshme. Po sikur të rishkruani një skedar të rëndësishëm pa dashje?

Nëse keni vendosur që backup-i të bëhet automatikisht sa herë që bëni ndryshime në të dhënat tuaja, do ta humbisni përgjithmonë këtë skedar.

Prandaj, është e rëndësishme dhe këshillohet që backup-i të bëhet në kujtesa të ndara fizikisht nga PC-ja. Në këtë mënyrë keni mundësi që çfarëdo që t’i ndodhë PC-së suaj, të keni një kopje të të dhënave që ju duhen. Një alternativë po kaq e mirë është edhe backup-i në cloud.

Gjithsesi, nëse vendosni të përdorni si backup një drive të brendshëm, sigurohuni që të mos e mbani të lidhur me PC-në 24 orë në 24. Pasi të keni mbaruar punë, hiqeni nga kompjuteri. (PCWorld Albanian)

HDD backup

Tags >

HDD
Lajmet e fundit>