Lajmet

Ja se sa bakterie mban telefoni juaj

Feb 24 2013
0 Shpërndarje
Ja se sa bakterie mban telefoni juaj

dirty-cell-phone

Telefoni jonë mund të na duket shumë i pastër, por në fakt nuk është aspak i tillë. Në foton e mëposhtme mund të shihni një imazh me bakteriet që “jetojnë” në celularin tonë.bacteria

Fotoja është krijuar nga kërkuesit e Universitetit Surrey në Mbretërinë e Bashkuar. Në imazh shfaqen bakterie që janë rritur në një “Plate Count Agar” për tre ditë.

Edhe pse pjesa më e madhe e bakterieve janë të padëmshme, ekziston një pjesë e vogël që mund të përmbajë edhe infeksione (si për shembull, Staphylococcus aureus – i cili shkakton infeksionet Staph përfshi helmimin nga ushqimi – apo bakterie të tjera që shkaktojnë probleme me lëkurën).

Dr Simon Park, profesor i Biologjisë Molekulare në Universitetin Surrey shprehet: “Duke qenë se ne i prekim shpesh me dorë telefonët tanë, krijojmë një ambient të përshtatshëm për bakteriet për t’u zhvilluar, falë ngrohtësisë së trupit. Më pas, mjafton të prekni madje edhe fare pak hundën, dhe bakteriet hyjnë në trupin tuaj.”

E vetmja gjë që mund të bëjmë në këto raste është të pastrojmë sa më shpesh telefonin tone dhe të kujdesemi për higjenën tonë vetjake. (PCWorld Albanian)

Tags >

celular
Lajmet e fundit>