Analiza

Ja se sa milje dhe ton janë iPhone-et e shitur në tremujorin e parë të 2014-s

May 19 2014
0 Shpërndarje
Ja se sa milje dhe ton janë iPhone-et e shitur në tremujorin e parë të 2014-s

Did-you-know-that-Apple-sold-more-than-3000-miles-of-iPhones-in-Q1-2014Siç ju kemi thënë më herët Apple ka shitur 43.7 milion iPhone gjatë tre mujorit të parë të vitit 2014 (janar – mars). Ndërsa kjo përfaqëson shuma të mëdha parash, mbetet një rekord i ri për kompaninë ky më vete nga 37.4 milion iPhone të shitur një vit më pare. Por ne vendosëm ta shikonim këtë statistikë në një mënyrë krejt tjetër. Shumica e iPhon-ëve të shitur tremujorin e kaluar janë modelet 5S dhe 5C shoqëruar edhe nga iPhone 4S. Gjatësia e iPhone 5S është 4.87 inç, iPhone 5C 4.90 inç dhe iPhone 4S 4.54 inç. Ne mund të themi se gjatësia mesatare e iPhone-ve 5S, 5C dhe 4S është 4.8 inç (12.2 cm).

Nëse e shumëzojmë 4.8 inç me 43.7 milion ne marrim një rezultat 209,760,000, ose ndryshe 3.310 milje (5.327 km). Kjo është distance që do të mbulohej nëse do të vendoseshin të gjithë iPhone-t e shitur kokë më kokë. Kjo distancë është më e madhe se distanca nga New York në Los Angeles (rreth 2,808 milje), ose nga Miami në Siattle (rreth 3,297 milje). Në fakt është më e madh se distance nga Bregu Lindor në atë Perëndimor, madje me këto 43.7 milion iPhone ju do të kalonit atlantikun nga New York në Londër.

Po përsa i përket peshës së këtyre iPhone-ve të shitur nga janari në mars ? Epo pesha mesatare e tre smartfonëve së bashku është 115 gram. Domethënë 43.7 milion iPhone me peshë 115 gram i bie të jetë diku tek 5,023 Ton. Kjo peshë është 24 herë më e madhe sesa e statujës së lirisë. (PCWord Albanian)

Lajmet e fundit>